E martë, 7 Maj, 2024

NDRYSHIMET KUSHTETUESE, ORIENTIMI I SHQIPTARËVE MBETET PROEVROPIAN

Profesoresha universitare, Besa Kadriu thekson se shqiptarët, jo vetëm në RMV, por në të gjitha trojet ku ka shqiptarë, kanë pasur dhe do të kenë gjithnjë qëndrime pro Bashkimit Evropian dhe strukturave euro- atlantike, sepse ky është rrugëtimi i vetëm dhe synimi i përbashkët si një komb shumë paqësor që gjithnjë ka qenë i denjë për të kontribuar rreth ndërtimit të vlerave të mirëfillta demokratike, të cilat poashtu janë një aset brenda vlerave fundamentale të demokracisë së mirëfilltë. Ndryshe, sipas një hulumtimit të opinionit publik nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacionit “Konrad Adenauer”, del se 32 përind e qytetarëve shqiptarë janë kundër ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutën e vendit. Ndërkohë që te pjesa maqedonase 80 përqind e qytetarëve janë deklaruar kundër ndryshime kushtetuese për futjen e komunitetit bullgar në kushtetutën e vendit.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Ndryshimet kushtetuese mbeten një sidë e vërtetë për Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane. Duket se atmosfera e këtyre ndryshimeve po përcillet me shumë dilema dhe me mungesë informacioni për atë se çfarë në fakt paraqesin këto ndryshime. Kjo atmosferë duket se po reflektohet edhe te opinionin i qytetarëve mbi përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutë.

Sipas një hulumtimit të opinionit publik nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacionit “Konrad Adenauer”, del se 32% e qytetarëve të etnisë shqiptare janë kundër ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutën e vendit.

Profesoresha universitare Besa Kadriu nuk beson që edhe shqiptarët janë kundër rrugës euro-integruese të vendin tonë.

“Nuk besoj që ka shqiptar që është kundër apo shfaqë bindje kundër proceseve euro- integruese. Të vetëdijshëm që, brenda kontinentit evropian, edhe Ballkani Perëndimor i përket kësaj pjese, andaj assesi s’ka pse të jetë kundër dhe aq më tepër kur dihet fakti që duke i integruar të gjitha pjesët e saj, kështu mund të ribëhet Evropa, me të gjitha pjesët e saj. Ndryshe, ajo do të mbetet e cunguar ashtu siç kemi qenë dhe ne të painkorporuar brenda strukturave të saj”, thotë Kadriu.

Ndërkaq, mes tjerash ajo shprehet se shqiptarët historikisht kanë qenë pro rrugës euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

” Shqiptarëve, jo vetëm në RMV, por në të gjitha trojet ku ka shqiptarë, kanë pasur dhe do të kenë gjithnjë qëndrime pro Bashkimit Evropian dhe strukturave euro- atlantike, sepse ky është rrugëtimi i vetëm dhe synimi ynë i përbashkët si një komb shumë paqësor që gjithnjë ka qenë i denjë për të kontribuar rreth ndërtimit të vlerave të mirëfillta demokratike, të cilat poashtu janë një aset brenda vlerave fundamentale të demokracisë së mirëfilltë, të cilat Evropa i ka ndërtuar dhe po i kultivon për vite me radhë, duke i vendosur edhe si pjesë e standardeve në kuadër të të cilave do të funksionojnë shtetet anëtare, por edhe ato të cilat janë aspirante për këtë rrugëtim evropian. Qëndrimet ndryshe ose kundër nga ky status, janë apo dhe mund të jenë mbajtje anë të momentit të cilat mund të iu shërbejnë qarqeve politike të bllokut të lindjes dhe jashtë kornizave të asaj demokracie të cilën ne po pretendojmë ta ndërtojmë”, thotë Kadriu.

Ndërkohë, edhe 80% e qytetarëve të përkatësis etnike maqedonase janë kundër ndryshime kushtetuese për futjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e vendit.

Vetëm  15% e qytetarëve maqedonas thonë se i mbështesin këto ndryshime, në varësi të përkatësisë partiake 59% e të anketuarve që janë simpatizantë të VMRO-DPMNE-së nuk i mbështesin këto ndryshime, 39% e simpatizantëve të LSDM-së janë kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë. 53% e qytetarëve janë shprehur kundër edhe për anëtarësimin e vendit në BE.

Të fundit