E premte, 26 Prill, 2024

RCC-ja PUBLIKON EMRAT E GRAVE MË TË SUKSESSHME NË RAJON

Të enjten në Tiranë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC)  ka bërë publike emrat e fitueseve të çmimit “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022” të Ballkanit Perëndimor. Sikurse njofton kdp.mk, ato janë: Dhurata Thanasi Daneri, Snezhana Köpruner, Elki Shehu, Mirjana Babiq, Zagorka Blazhevska dhe Marijana Gligoriq.

“Dëshiroj të uroj të gjitha fitueset e shkëlqyera të kësaj mbrëmjeje. Ju lumtë! Dëshiroj t’ju falënderohem  edhe t gjitha grave tjera në botën afariste, pavarësisht nëse janë nominuar apo jo, për shkak se janë pikërisht ato, aktivitetet e të cilave do të mbeten të pashlyeshme dhe të thurura në këtë rrugë drejt shoqërive me mundësi të barabarta ku gratë fuqizohen. Qëndron fakti se gratë në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të jenë  në pozitë shumë më të pavolitshme se burrat. Vetëm 50 për qind e tyre janë aktive në tregun e punës, krahasuar me 71 për qind të meshkujve. 42 për qind e grave në rajon janë të punësuara, ndërsa nëse flasim për gratë e reja, atëherë kjo përqindje bie në 15 për qind. Përveç kësaj, shumica e grave në rajonin tonë merren me punë që tradicionalisht paguhen më pak, si veprimtaritë shërbyese, shitja me pakicë apo përkujdesja, ndërsa në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë ato përbëjnë vetëm 14 për qind. Prandaj ne në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal u kujdesëm që fuqizimi i grave të jetë pjesë e programit tonë kryesor dhe për këtë po punojmë pa pra. Puna e mundimshme, mendimi inovator dhe përkushtimi i paluhatshëm për të ndihmuar që ekonomitë tona të rriten dhe shoqëritë të përparojnë janë arsye pse duhet forcuar  sipërmarrësinë e grave në rajon. Në këtë mënyrë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal përpiqet t’ju shprehë mirënjohje grave që guxuan dhe ia dolën të kapërcejnë barrierat e padukshme në sipërmarrje”,– tha mbrëmjen e së enjtes Pranvera Kastrati, nga departamenti Programor i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Ky Këshill, që drejtohet nga Malinda Bregu, e nisi këtë iniciativë vitin e kaluar si pjesë e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2021-2024. dhe programit për fuqizimin ekonomik të grave me qëllim që të vlerësojë punën e grave të cilat kanë filluar dhe zhvilluar biznesin e tyre dhe kanë kontribuar për hapjen e vendeve të reja, të qëndrueshme, të punës për gratë dhe burrat e tjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor./kdp.mk/

 

Të fundit