E diel, 19 Maj, 2024

NJË TURP KOMBËTAR NGA TIRANA

Nga Arbana Xharra

Faqja e zeze, a jeni ne toke te bukes o njerez?!

Ne Tirane ne protesten pro palestineseve mbahen pankarta qe i bejne dem çeshtjes se Kosoves dhe kauzes sone shume vjecare per te cilen jane sakrifikuar shume gjenerata. Te krahasohet Hamasi me UCK-ne, eshte agjende e Serbise, Rusise, Iranit e Kines, te gjithe aleateve anti- perendimor dhe kunder nesh.

Lajmin dhe fotografine per kete proteste e pashe nga nje i ri shqiptar qe jeton ne perendim Enis Gashi i cili po ashtu ka bere nje reagim te cilin ia vlen te shprendahet dhe mund ta lexoni me poshte.

Izraeli:

 shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

– i rrethuar nga një tufë arabësh armiqësor

– u përballën me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit të tyre

– armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

– ishte viktimë e terrorizmit arab me mbështetjen iraniane vitin e kaluar

– njeh Kosovën

Kosova:

– shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

– i rrethuar nga një tufë sllavësh jugorë armiqësorë

– u përball me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit tonë

– armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

– ishte viktimë e terrorizmit sllav jugor me mbështetjen ruse vitin e kaluar

– njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Krahasimi i UÇK-së e cila ishte një ushtri çlirimtare me organizatë terroriste si Hamasi që kreu masaker në Tetor të vitit të kaluar është një fyerje për çështjen tonë dhe për UÇK-në. Absolutisht e neveritshme

Të fundit