E premte, 17 Maj, 2024

RASTET E HAGËS – A “PO I BJEN ERA RETË E ZEZA”?

Rastet e Hagës sërish bëhen pjesë e fushatës parazgjedhore. Të mbyllura me Ligjin e amnistisë nga viti 2002 dhe me Ligjin për intepretimin e të njëjtit, i miratuar në vitin 2012, këto raste duket se po bëhen pjesë e një lufte speciale të VMRO-DPMNE-së. Ashpërsimi i fjalorit në betejën politike dhe luajtja me kartën e nacionalizmit pritet të kulminojë më 8 maj, kur edhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare, të 11 me rradhë që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut, raporton KDP.

“Plagët e vjetra të mos përdoren për fushata zgjedhore”, tha Ahmeti, pasi kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE për presidente të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, në fushatën zgjedhore tha se disa vepra kundër njerëzimit nuk skadojnë kurrë.

“Frika që dëgjojmë apo kërcënimet e tipit se ka pasur kryengritës në këtë vend, më bën të kujtoj vetëm një gjë. E drejta ndërkombëtare thotë se një kryengritje mund të ngrihet vetëm nëse ka kushte të patolerueshme të jetës dhe qeverisjes. Më lejoni t’ju kujtoj se në vitin 2001 PDSH ishte edhe në Qeveri. Unë nuk kërcënoj askënd, vetëm po kujtoj se disa akte, të ashtuquajturat akte kundër njerëzimit nuk skadojnë kurrë”, tha Davkova, përcjell DW.

Përfaqësuesit e Frontit Evropian vlerësuan se duhet dënuar retorika nacionaliste e VMRO-DPMNE-së, sepse Davkova flet si kandidate e asaj partie, e jo si individ.

Siljanovska nuk ka asnjë shqetësim për retorikën e saj.

“Kjo është retorika e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq. Kjo është retorika e Këshillit të Evropës. Kjo është retorika në letrën dërguar Kovaçevskit, në të cilën ekziston frika e justifikuar se fjalori luftarak, fjalori që nuk është harruar nga konfliktet dhe nga shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë, po ringjallet, se në vend të përgjegjësisë të ketë një ringjallje të fjalorit luftarak. Madje kërkojnë anulimin e interpretimit autentik të Ligjit për Amnistinë, kërkojnë drejtësi tranzicionale dhe kërkojnë ndjekjen penale të të gjitha rasteve që përbëjnë gjenocid, pra akte kundër njerëzimit. Ata nuk vjetërrohen. Nuk mund të heq dorë nga logjika e Këshillit të Evropës dhe sigurisht që e paraqes këtë”, është përgjigjur Siljanovska në televizionin Telma për retorikën që është kritikuar nga partitë e shqiptarëve.

Ndër partitë në kampusin shqiptar, disa e ngrenë topin sa më lart për këtë çështje, të tjera e ulin atë, në varësi të pozicionimit dhe afiniteteve të koalicionit.

“Të gjitha palët duhet të jenë të vetëdijshme dhe të kujdesshme në këtë drejtim”, tha Ahmeti. “E kam thënë disa herë që e kaluara është e dhimbshme, e shkuara nuk duhet harruar, por nuk duhet të përsëritet. Pra, të gjithë duhet të kenë kujdes me deklaratat, kjo është një ngjarje, një luftë e ndodhur para një çerek shekulli… Sipas kandidatit për president dhe si profesor i së drejtës ndërkombëtare, UÇK-ja duhet të mbajë përgjegjësi sepse fitoi lirinë. Luftëtarët e UÇK-së ishin luftëtarë të lirisë, jo mercenarë dhe dezertorë, ata luftuan për të drejtat e tyre, nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare me NATO-n, me BE-në, me SHBA-në, të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm Boris Trajkovski dhe nga unë si kryekomandant i UÇK. Kjo eshte. Kushdo që përpiqet të gërvisht të kaluarën dhe të hapë faqe që nuk hapen, mendoj se është gabim, por e gjithë kjo është për një fushatë zgjedhore”, tha Ahmeti për TV21.

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, partia e të cilit është pjesë e koalicionit “VLEN”, ka vlerësuar se ajo deklaratë është e padëshirueshme në raport me UÇK-në, e cila është e shenjtë për shqiptarët dhe mund të çojë në bashkimin e shqiptarëve.

“Kemi shumë punë për të bërë, si të luftojmë korrupsionin, si të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të rinjtë, me një strategji të mirë për të ndaluar migrimin alarmues të të rinjve dhe për të mos u kthyer në tema të tilla që ringjallin shpirtrat e vjetër”, tha ai.

Në pyetjen e televizionit Sitel, nëse qëndrimet e tyre po i afrohen vendimit për të mbështetur kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Mexhiti tha: “Jo me deklarata të tilla”.

Siç dihet, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, më 15 janar të këtij viti u dërgoi letra kryeministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në rajonin e ish-Jugosllavisë, në të cilën ajo rekomandon marrjen e hapave konkretë për t’u përballur me të kaluarën e dhunshme dhe një lëvizje më të vendosur drejt kohezionit social, drejtësisë dhe pajtimit.

Në letrën drejtuar kryeministrit të atëhershëm maqedonas, Dimitar Kovaçevski, jepen disa rekomandime kyçe për Maqedoninë e Veriut, ku i pari thotë: “Të shfuqizohet interpretimi autentik i vitit 2012 i Ligjit për Amnisti të vitit 2002 dhe të hetohen dosjet që janë transferuar nga ndërkombëtarët. Gjykata Penale për ish-Jugosllavinë në gjykatat e brendshme”.

 

Të fundit