E premte, 3 Maj, 2024

VALA E RE E OMICRONIT, QEVERIA ASHPËRSON MASAT

Në kohën e një vale të re të virusit, qeveria ka ndërmarrë masa shtesë për izolimin e personave që kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Sipas propozimit të ri, vendimet për personat të cilët duhet të jenë në izolim do të publikohen në ueb faqen e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe në mënyrë shtesë në Gazetën Zyrtare. Me metodologjinë e re ulet mundësia për keqpërdorim të periudhës derisa nuk publikohet vendimi, kurse me këtë ulet edhe rreziku nga rastet pozitive shtesë me Kovid-19

KDP

Që nga fillimi i pandemisë janë shfaqur shumë anomali në lidhje me menaxhimin e saj, Një ndër problemet ka qenë edhe izolimi i personave të infektuar, të cilët jo gjithmonë kanë respektuar masat e përcaktuara për izolimin. Tash në kohën e një vale të re të virusit, qeveria ka ndërmarrë masa shtesë për izolimin e personave që kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.

Në seancën e 10-të qeveritare është sjellë vendim edhe për mënyrën e përpilimit dhe dorëzimit të vendimeve për izolim të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë në Kovid-19 apo janë raste kontakti.

Sipas propozimit të ri, vendimet për personat të cilët duhet të jenë në izolim do të publikohen në ueb faqen e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe në mënyrë shtesë në Gazetën Zyrtare në afat sa më të shpejtë, ku nuk do të publikohen të dhëna personale të qytetarëve, gjegjësisht plotësisht do të mbrohen standardet e definuara me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, shprehen nga Qeveria.

Ky ndryshim futet në zbatim për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve për të cilët caktohet masa e izolimit dhe për shkak të zvogëlimit të numrit të ditëve të izolimit.

“Me metodologjinë e re ulet mundësia për keqpërdorim të periudhës derisa nuk publikohet vendimi, kurse me këtë ulet edhe rreziku nga rastet pozitive shtesë me Kovid-19”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Qytetarët do të njoftohen për vendimet për izolim edhe nëpërmjet telefonit në numrin e kontaktit që do të lihet në institucionin shëndetësor ku është kryer testimi. Ekziston edhe mundësi që të jepet edhe vërtetim publik se është caktuar masë e izolimit, kjo edhe për nevojat e Prokurorisë Publike dhe organit tjetër publik.

Nga realizimi i 5.779 testimeve, 2.000 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.

Më shumë se gjysma e rasteve të reja, gjithsej 1096 janë vetëm në Shkup, i dyti është Manastiri me 123 raste të reja pozitive për 24 orë dhe i treti Kavadari. Qytetet tjera kanë raste pozitive në numër dyshifror.

Siç qëndron në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 806 të shëruar dhe 35 viktima. Raste aktive në vend janë 14.783.

Nuk ka munguar brenda kësaj kohe edhe thirrjet e mjekëve për më tepër kujdes me variantin Omicron, i cili sipas tyre nuk është a qi lehtë sap o përcpetohet gabimisht.

Numri i të infektuarve me Covid-19 krahasuar me javën paraprake është rritur për 2.7% në javën që lam pas. Grupmoshat më të prekura janë mbi 60 vjeç. Qytetarët nuk duhet të lirohen dhe të harrojnë rrezikun nga Covid-19, ngaqë edhe varianti i ri Omicron nuk është aq i butë sa thuhet.

Kështu e përshkruan variantin e ri infektologu Ilir Demiri, i cili thotë se edhe po rritet numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim.

“Njerëzit nuk duhet aspak të lirohen, se varianti omicron është më i lehtë. Omicroni është në shumicën e të infektuarve më i lehtë, por mos harroni se një pjesë e mirë e atyre që e kalojnë lehtë janë të vaksinuar. Të pjesa e popullatës që nuk është vaksinuar, omicron mund të ketë një manifestim të rëndë klinik. Inkurajimi i tipit se omicroni është më i lehtë dhe se më lehtë do ta kalojnë nuk mban klinikisht. Po punojmë me kapacitete të plotësuara”, ka vlerësuar Demiri.

Vetëm për nja javë kanë ndërruar jetë 148 pacientë. Duke folur për përvojën e tij pran Klinikës për sëmundje infektive, Demiri thotë se nuk ndonjë rast të vdekjes te pacientët që janë vaksinuar dhe nuk kanë ndonjë sëmundje bashkangjitëse përveç virusit korona dhe anasjelltas.

“Deri sot nuk kam evidentuar asnjë pacient që ka ndërruar jetë nga Covidi dhe është vaksinuar, pa komorbiditete. Jam dëshmitar për shumë pacientë pa komorbiditete, të pavaksinuar që kanë ndërruar jetë. Dua të apeloj te qytetarët që masa e vetme që do të na mbrojë dhe të e kalojmë më lehtë këtë, siç potencoi kryetari i Komisionit është vaksinimi”, ka theksuar Demiri.

Të fundit