E premte, 17 Maj, 2024

KE-ja KRITIKON DEKLARATAT DHE VEPRIMET E ALAKSANDAR VULIN

Shkruan: Erisa Zykaj, Bruksel

Përmes zëdhënësit të saj, Peter Stano, Komisioni Evropian ka përçuar një mesazh të qartë lidhur me qasjen e qeverisë së re serbe. Vendi duhet t’i përmbahet angazhimit të intergimit evropian, të njehsojë politikën e tij të jashtme me atë të BE-së dhe duhet të ndërpresë lidhjet kundërproduktive me regjimin rus. I pyetur, se cili është reagimi i Komisionit Evropian mbi përbërjen e qeversë së re serbe, e cila ka në gjirin e saj dy persona që janë përfshirë në listën e zezë të SHBA-së, Peter Stano ka reaguar:

Serbia duhet të bëjë atë që duhet në integrimin europian dhe ne presim që Serbia të arrijë rezultate në prioritetet e saj strategjike të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Serbia i njeh shumë mire pritshmërinë e BE-së si shtet kandidat. 
Duhet të bëjë gjithçka që të përmbushë kriteret e nevojshme veçanërisht lidhur me njehsimin e politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, vendimet dhe politikën e saj të jashtme. Kur përmenden persona të caktuara, mund t’ju them, se deklaratat dhe veprimet e zotit Vulin në vitet e fundit fatkeqësisht kanë shkuar në kundërshtim me objektivat e përcaktuara nga Serbia lidhur me respektimin e angazhimeve të anëtarësimit të vendit në BE dhe mosprodhimin e lidhjeve kundërproduktive me regjimin rus. Unë mund vetëm të rikujtoj, se anëtarësimi në BE është një zgjedhje strategjike. Ne presim që qeveria serbe në çfarëdolloj përbërje të saj të  tregojë angazhimin e saj për rrugën europiane për qytetarët e saj dhe kredibilitetin e tij, sepse zgjedhja strategjike për anëtarësim në BE është një zgjedhje  e Serbisë” është shprehur Stano.

*Autorja është bashkëpunëtore e rregullt e KDP-së nga Brukseli.

Të fundit