E mërkurë, 8 Maj, 2024

JOSEPH: SI “SERBIA E MADHE” ASHTU EDHE “SHQIPËRIA E MADHE” JANË KUNDËR INTERESAVE TË SHBA NË BALLKAN

Eksperti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori amerikan i Universitetit  “Johns Hopkins SAIS” në Washington, Edward P. Joseph, ka thënë se sanksionet e SHBA ndaj Kosovës janë të mundshme nëse ajo promovon bashkimin me Shqipërinë, përcjell KDP.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur më në detaje për disa prej çështjeve të mbuluara në Raportin e titulluar “Nga kriza në konvergjencë: një strategji për të trajtuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj” dhe gjithashtu edhe për letrën që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka dërguar ditë më parë kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Edward P. Joseph e tregon pse është vendosur në raport propozimi për vendosjen e sanksioneve për ata që promovojnë bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe punën e emërimit të një emisari special amerikan për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse evropiane.

Edward P. Joseph e tregon pse është vendosur në raport propozimi për vendosjen e sanksioneve për ata që promovojnë bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe punën e emërimit të një emisari special amerikan për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse evropiane.

Gjithashtu profesori amerikan sqaron edhe konsatimin tjetër të raportit se Qeveria Kurti gjendet në mjegullnajë sa i përket orientimit gjeo-strategjik, duke përmendur këtu projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik.

Tutje, Edward P. Joseph në këtë intervistë flet edhe për mesazhet e letrës së Blinkenit për kryeministrin Kurti, vizitën e përmendur nga Kurti në Amerikë dhe për atë se çfarë duhet të ndodhë me marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e “Manastirit të Deçanit”.

Sipas tij, sanksionet e propozuara në raport janë të lidhura – qëllimisht dhe qartazi – me një zotim më të gjerë nga ShBA-ja për të arritur njohje të plotë ndërkombëtare për Republikën e Kosovës – jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë ose të ngjashme. “Pse duhet që ShBA-ja të caktojë një emisar të posaçëm për njohjen e Kosovës, mes hapave të tjerë në këtë drejtim, nëse Kosova është duke punuar që ta minojë konceptin për Kosovën, të cilin ShBA-ja dhe aleatët e saj e kanë për vendin?”, pyet Joseph.

Çështja, thotë ai, është që njohja e Kosovës e nënkupton Kosovën si vend unik dhe funksional brenda kufijve të vet të tanishëm – jo në federatë ose konfederatë me Shqipërinë. “As “Shqipëria e Madhe”, as “Serbia e Madhe” nuk janë në interesat e ShBA-së; kjo është kundër interesave të ShBA-së.”

“Kjo nuk është as në interesin e Kosovës. Për shembull, njohja nga Greqia do të mund të ishte transformuese për Kosovën dhe rajonin. Por është e qartë se Athina – si Uashingtoni – nuk sheh stabilitet që del nga ndonjë “bashkim” ose ndarje e Kosovës. Siç citojmë ne në raportin tonë në “Johns Hopkins SAIS-Wilson Center”, komentuesit grekë me ndikim presin një traktat mes Prishtinës dhe Athinës, që i përjashton aventurat e tilla.”

Kërcënimi me sanksione, sipas tij, është i rëndësishëm për të gjitha palët: Për Prishtinën, që t’i kuptojë parimin dhe vizionin për Kosovën, të cilat e tërheqin përkrahjen e ShBA-së dhe të aleatëve.

“Për Athinën dhe vendet e tjera, që nuk e njohin Kosovën, që të kuptojnë se zotimi i ShBA-së ka të bëjë me përkrahjen e sovranitetit të Kosovës – jo me përkrahjen e ëndrrave për bashkimin e popullit shqiptar.”

“Për Serbinë dhe për përkrahësit e saj në Rusi, Kinë dhe gjetiu, që të shohin se ShBA-ja ka një qasje strategjike, të mbështetur në bashkekzistencën demokratike dhe multietnike – pa i favorizuar ambiciet kombëtare shqiptare para ambicieve kombëtare serbe.”

Gjithashtu profesori amerikan sqaron edhe konsatimin tjetër të raportit se Qeveria Kurti gjendet në mjegullnajë sa i përket orientimit gjeo-strategjik, duke përmendur këtu projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik.

“Gazsjellësi Trans-Adriatik është pjesë e një strategjie më të gjerë për diversifikimin e burimeve të energjisë në rajon. Duke e marrë parasysh rrezikun e tanishëm të pushtimit rus të Ukrainës – ku Moska e përdor kërcënimin e tërthortë të ndërprerjes së furnizimit me energji për Evropën -, nevoja për diversifikim është e qartë. Kriza energjetike në Kosovë dhe rritja e çmimeve e bën rastin e Gazsjellësit Trans-Adriatik edhe më të logjikshëm. Ishte mirë që ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla, e diskutoi gazsjellësin, mes tjerash, në takimin e saj dje me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias. Ky takim ishte një shenjë tjetër e mirë për qasjen “konvergjente”, që ne e rekomandojmë në raportin tonë të “SAIS-Wilson Center”.”, ka thënë Joseph.

Intervistën e plotë e gjeni KËTU!

Të fundit