E martë, 7 Maj, 2024

A DO TË HIQET “QEVERIA E PËRZHINOS”?

Qeveria e Përzhinos duhet të hiqet si praktikë ndërkohë që Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje me modelin e para Marrëveshjes së Përzhinos –  zgjedhjet t’i organizojë qeveria aktuale politike,  propozon VMRO-DPMNE, përcjell KDP.

Këto ndryshime në Kodin Zgjedhor të hënën do të hyjnë në Kuvend me propozim të deputetit Hristijan Mickoski, njëherësh lider i partisë më të madhe opozitare.

Partia e tij ka njoftuar heqjen e 9 pikave me të cilat japin dorëheqje nga postet ministrore dhe ato shtesë ministrore 100 ditë para zgjedhjeve. Pikërisht këtë si ofertë në intervistën për TV24 lideri i VMRO-DPMNE-së ia dha qeverisë për zgjedhje të parakohshme.

Por, as LSDM e as BDI nuk pajtohen me Mickovskin. Thonë se Dimitar Kovaçevski do të qeverisë deri në vitin 2024, duke refuzuar edhe një herë zgjedhjet e parakohshme.

BDI pret të marrë kryeministrinë në 100 ditët e fundit të mandatit, konform marrëveshjes me LSDM për bashkëqeverisje.

Nga ASH e Ziadin Selës nuk kanë dhënë asnjë koment. Modeli i qeverisë së Przhinos u prezantua për zgjedhjet e vitit 2016 si pjesë e Marrëveshjes së Przhinos. Sipas tij, 100 ditë para zgjedhjeve, partia më e madhe opozitare merr dy ministra në qeveri – Ministritë e Brendshme dhe Punës dhe Çështjeve Sociale dhe tre pozita zëvendësministrash shtesë.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, LSDM dhe BDI u morën vesh që kryeministri në 100 ditët para zgjedhjeve të ardhshme të jetë o partisë së Ali Ahmetit. Kryeministri shqiptar ishte shtylla e fushatës së “integristëve”.

Të fundit