E diel, 19 Maj, 2024

NESËR ZGJEDHJET E DYFISHTA: KEND E PRET TRIUMFI?

Fushata për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar në mesnatën e së martës, dhe me këtë ka filluar edhe heshtja zgjedhore para zgjedhjeve të dyfishta të 8 majit, njofton KDP.MK. Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri të mërkurën në ora 19:00, gjegjësisht deri në mbylljen e vendvotimeve. Votuesit për zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë duke rrethuar një nga numrat rendorë përpara 17 listave të kandidatëve për deputetë. Lista e kandidatëve për deputetë ka koalicioni për të ardhmen evropiane të udhëhequr nga LSDM, koalicionin e Fronti Evropian të udhëhequr nga BDI, koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE-së, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “Vlen”, koalicioni i udhëhequr nga GROM, partia politike e Majta, dhe parti të tjera. Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mund të votohen dy kandidatë: Stevo Pendarovski, dhe Gordana Siljanovksa- Davkova. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pret që rezultatet e zgjedhjeve të dihen deri në mesnatë.

Përgatiti: Enis Shaqiri

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se të martën për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të paaftë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose 11.225 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në total, sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare gjithsej 1.815.350 votues.

Gjithashtu, në 14 vendvotime në INP për zgjedhjet presidenciale duhet të votojnë 2147 votues, ndërsa në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 2140 votues.

Votimi në diasporë do të mbahet vetëm për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në 31 vendvotime, ndërsa në certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyrat konsullore janë regjistruar 2.569 votues.

Votimi i së mërkurës do të zhvillohet në 3480 qendra votimi, të cilat hapen në orën 7:00 të mëngjesit. Votuesit do të mund të vizitojnë qendrën e votimit vetëm një herë dhe të identifikohen me gjurmët e gishtit tregues në pajisjen për gjurmë gishtash.

Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë dhe nga ata vendas, numri më i madh, ose 752 vëzhgues, janë punësuar nga Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Sociale “Wake Up”.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup.

66 gazetarë dhe punonjës të medias nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Reuters, Associated Press, Al Jazeera dhe France Press, janë akredituar për të monitoruar zgjedhjet e dyfishta.

Votuesit për zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë duke rrethuar një nga numrat rendorë përpara 17 listave të kandidatëve për deputetë. Lista e kandidatëve për deputetë ka koalicioni për të ardhmen evropiane të udhëhequr nga LSDM, koalicionin e Fronti Evropian të udhëhequr nga BDI, koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE-së, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “Vlen”, koalicioni i udhëhequr nga GROM, partia politike e Majta, dhe parti të tjera.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mund të votohen dy kandidatë: Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, dhe Gordana Siljanovksa nga VMRO-DPMNE.

Në mënyrë që vendi të zgjedhë një president, pjesëmarrja duhet të jetë së paku 40 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. Nëse presidenti zgjidhet, inaugurimi i tij duhet të bëhet më 12 maj dhe në rast se nuk zgjidhet, e gjithë procedura përsëritet.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pret që rezultatet e zgjedhjeve të dihen deri në mesnatë.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562.

Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

 

 

Të fundit