E diel, 19 Maj, 2024

GJERMANIA DHURON SIEMENS KOVID TESTE NË VLERË PREJ 298.000 EURO

Ambasadorja Holstein sot i dorëzoi Ministrisë Maqedonase të Shëndetësisë 72.000 teste “Siemens” për kovid-19 në vlerë prej 298.000 euro, për nevojat e institucioneve
shëndetësore dhe Kovid-qendrave, donacion i finansuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, përmes organizatës për ndihmë dhe mbrojtje nga katastrofat,
THW.
Gjermania qysh nga fillimi i pandemisë, sektorin e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut e mbështeti me rreth 1.450.000 euro. Gjermania gjithashtu është edhe bashëthemeluese e platformës për furnizimin me vaksina ACT-A (Kovaks) dhe donator i saj më i madh me 2,1 (dy pikë një) miliarda euro. Platforma Kovaks furnizon 142 (njëqind e katërdhjetë e dy) shtete ma vaksina, ndërsa 89 (tetëshjetë e nëntë) shtete në zhvillim vaksinat i marrin falas. Ndërkaq, çdo e pesta euro sigurohet nga Gjermania, dhe çdo e treta nga Bashkimi Evropian.

“Qëllimi ynë është që të gjithë njerëzit në botë ta bëjnë vaksinën e duhur, sepse ne jemi të sigurt vetëm atëherë kur të gjithë do të jenë të sigurt.”, theksoi Ambasadorja Holstein gjatë dorëzimit të ndihmës

Të fundit