E premte, 21 Qershor, 2024

SHTOHET PRESIONI NDAJ KRYEMINISTRIT IZRAELIT NETANYAHU

Ndërsa prej luftimeve në Rripin e Gazës po rritet numri i viktimave si nga pala izraelite dhe ajo palestineze, po shtohet edhe presioni i brendshëm dhe i jashtëm ndaj kryeministrit Netanjahu.

Kryeministri i IzraelitBenjamin Netanyahu po përballet me thirrje në rritje brenda dhe jashtë vendit për të hartuar plane të qëndrueshme për administrimin e Gazëspas përfundimit të luftës dhe rivendosjes së paqes.

Të shtunën, rivali i tij kryesor politik, Benny Gantz, ministër pa portofol dhe anëtar i Kabinetit të Luftës, i vuri një ultimatum kryeministrit Benjamin Netanyahu. Gantz tha në një konferencë për shtyp se ai dhe anëtarë të tjerë të partisë së tij do të largohen nga kabineti i udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, nëse ky nuk paraqet deri më 8 qershor një plan të besueshëm për rendin e pasluftës në Rripin e Gazës.

Gantz: Administratë ndërkombëtare për Rripin e Gazës

Gantz kërkoi një plan prej gjashtë pikash, në të cilin ndër të tjera parashikohet administrimi i përkohshëm i Rripit të Gazës nga një administratë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e SHBA-së, Evropës, shteteve arabe dhe palestinezëve për të trajtuar çështjet civile në Gaza. Gjithëse sipas Gantz Izraeli duhet të ketë vazhdojë të ketë kontrollin mbi sigurinë në territorin e Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant vizitojnë trupat ushtarake
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant vizitojnë trupat ushtarakeFotografi: picture alliance/dpa/GPO

Edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, gjithashtu anëtar i Kabinetit të Luftës, bëri thirrje për një plan që parashikon administrimin palestinez të enklavës.

Kryeministri Netanyahu i hodhi poshtë kërkesat e tyre si “fjalë boshe” kuptimi i të cilave ishte i qartë: “Fundi i luftës dhe një disfatë për Izraelin, heqja dorë nga shumica e pengjeve, vazhdimi i ekzistencës së një Hamasitë padëmtuar dhe krijimi i një shteti palestinez.”

Shtohen viktimat si nga pala izraelite dhe ajo palestineze

Ndërsa luftimet në Rripin e Gazës vazhdojnë, të dyja palët njoftojnë për rritje të numrit të viktimave.

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë një përleshjeje me militantë palestinezë në pjesën jugore të enklavës u vranë dy ushtarë izraelitë. Ushtria izraelite tha se i ka përqendruar operacionet ushtarake në këtë rajon “në përpjekje për të çrrënjosur luftëtarët e mbetur të Hamasit që janë ngujuar atje.”

Refugjatë palestinezë në Nuseirat
Refugjatë palestinezë në NuseiratFotografi: Mohammed Talatene/dpa/picture alliance

Ky lajm pasoi njoftimet se të shtunën nga një sulm ndaj spitalt Al Aqsa Martyrs në Gazë ishin vrarë të paktën 20 civilë.

Po ashtu njoftohet se gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës, ishin vrarë dhe plagosur të paktën 24 palestinezë, ndër ta edhe fëmijë./DW

Të fundit