E mërkurë, 8 Maj, 2024

HIDHET GURËTHRMELI, NIS NDËRTIMI I LAGJES MODERNE NË SARAJ

Në lagjen Complexplanet në Saraj të Shkupit, u hodh gurëthemeli për ndërtimin e shtëpive. Në këtë akt solemn morën pjesë përfaqësuesit e kompanive investuese ‘Valmir-Kompani’ Xhemil Shabani, ‘Blero-Fix’ Samet Misimi, ideatorja Valdeta Kasapi si dhe projektanti kryesore që do ti ndjek punimet në të ardhmen Ibrahim Ferati.

 

Sipas web-faqes së kompanisë, shtëpitë do të jenë me kualitet të lartë dhe do të jenë me çertifikata për cilësinë e ndërtimit. Dinamika e punimeve do të zhvillohet sipas afateve të parapara. Punimet ndërtimore filluan, ndërsa deri më tani është punuar në përshtatjen e terenit për ndërtim, ku do jenë të vendosuar 34 shtëpitë e para, nga gjithësej 142.

Të fundit