E hënë, 20 Maj, 2024

NJË BURIM TJETËR TENSIONESH NË KOSOVË

Autoritetet e Ksovës po ecin përpara me një politikë që e bën euron monedhën e vetme të pranueshme, edhe pse disa zona përdorin ende dinarë serbë, përcjell KDP.

Ky veprim ka shkaktuar shqetësim tek partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

BE, SHBA dhe MB janë të shqetësuara se mund të rrisë tensionet në komunat me shumicë serbe.

Pasi u vu nën presion, qeveria e Kosovës tha se “nuk do të zbatonte menjëherë masat ndëshkuese” nëse njerëzit vazhdojnë të përdorin dinarin.

Por kjo nuk ka gjasa të qetësojë serbët e Kosovës, të cilët kanë parë një sërë simbolesh të identitetit të tyre të cënohen muajt e fundit.

Targat serbe u zhdukën në fillim të vitit dhe autoritetet e Kosovës kanë hequr flamujt dhe tabelat serbe nga ndërtesat publike në zonat me shumicë serbe.

Ndikimi i mundshëm i politikës valutore është i dukshëm në vende të tilla si Mitrovica e Veriut. Qyteti mund të jetë brenda kufijve të Republikës së Kosovës, por hyni në një dyqan, kafene apo restorant në bregun verior të lumit Ibër dhe shpejt do të zbuloni se çmimet janë vendosur në dinarë serbë.

Përdorimi i dinarit pasqyron faktin se shumica e popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës janë serbë. Ata nuk e njohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia, dhe shumë punojnë në institucione të cilat ende financohen nga qeveria në Beograd.

Kjo do të thotë se pagat e tyre paguhen në dinarë. E njëjta gjë vlen edhe për pensionet dhe përfitimet sociale që u paguhen serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët janë shumicë në gjithsej 10 komuna.

Ata kanë pasur pak njoftim për planin e autoriteteve për të ndaluar përdorimin e dinarit. Banka qendrore e bëri njoftimin vetëm në mes të janarit, duke mos lënë kohë për t’u përshtatur.

 

 

 

 

 

Të fundit