E shtunë, 27 Prill, 2024

BULLGARIA ME QEVERI BORISOV-PETKOV: PRIORITET LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT, POLITIKË MË TË BUTË NDAJ SHKUPIT

Partia e qendrës së djathtë të Bullgarisë GERB e Bojko Borisov dhe aleanca kundër korrupsionit e udhëhequr nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe Bullgaria Demokratike (PP-DB), e drejtuar nga Kiril Petkov, do të formojnë një qeveri të koalicionit të madh, njoftuan të dy partitë të hënën sipas mediave lokale. Këto dy blloqe partish ranë dakord të hënën të formojnë një qeveri prioritet çrrënjosjen e korrupsionit dhe të udhëhequr nga dy kryeministra, që do të ndërrohen me rotacion, njoftojnë mediat bullgare, përcjell KDP.

Qëllimi kryesor i koalicionit do të jetë zbatimi i reformave kushtetuese në gjysmën e parë të mandatit të tij, veçanërisht duke synuar gjyqësorin në një vend të rrënuar nga korrupsioni i nivelit të lartë. Në ditët e kaluara, shqetësimet e gjata në lidhje me rolin e kryeprokurorit Ivan Geshev – të përqendruara në faktin nëse ai fshin rastet e mëdha mafioze nën qilim – kanë shpërthyer në një grindje dramatike publike me ish-kryeministrin Bojko Borisov.

Në raport me Maqedoninë e Veriut pritet një qasje më e butë pasi Borisopv në vitin 2017 nënshkroi Traktatin e Miqësisë së Mirë me ish-homologun e tij maqedonas Zoran Zaev, kurse Petkov në vitin 2022 arriti dhe kaloi Propozimin Francez, i cili i mundësoi Shkupit të heqë veton për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Marrëveshja do të zgjasë për një vit e gjysmë: i emëruari për kryeministër të PP-DB, Nikolaj Denkov, do të udhëheqë qeverinë për nëntë muajt e parë, me Gabriel si zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme.

Denkov më pas do të shkëmbejë vendet me Gabrielin, i cili ishte e nominuara për kryeministër nga partia GERB e Borisovit.

“PP-DB do të propozojë një qeveri që mund të zbatojë një reformë kushtetuese, të përmbushë të gjitha kërkesat në lidhje me anëtarësimin e plotë të vendit në BE [dhe] të zbatojë reformën gjithëpërfshirëse gjyqësore,” tha Denkov.

Koalicioni i madh është ngarkuar gjithashtu të rifusë votimin elektronik, si pjesë e një përpjekjeje për të trajtuar mashtrimin zgjedhor.

Marrëveshja synon t’i japë fund paqëndrueshmërisë politike në Bullgari, e cila ka mbajtur pesë zgjedhje parlamentare në dy vitet e fundit.

Partia GERB, lideri i së cilës Borisov shërbeu si kryeministër nga viti 2009 deri në vitin 2021, fitoi zgjedhjet e fundit, në prill, me 26.5 për qind të votave.

Koalicioni PP-DB doli si i dyti me 24.9 për qind, duke i hapur rrugën bisedimeve të vështira për koalicionin pasi asnjëra nga dy partitë nuk kishte një shumicë të qartë parlamentare.

Borisov zgjodhi Gabrielin si të emëruar për kryeministër, duke e shtyrë atë të jepte dorëheqjen nga posti i saj i komisionerit. Por emërimi i saj fillimisht u refuzua nga PP-DB, të cilët thanë se nuk do të mbështeste emërimin e asnjë përfaqësuesi të GERB-it në një qeveri të re.

Të fundit