E shtunë, 20 Prill, 2024

BETEJA E FUQIVE TË MËDHA PËR BALLKANIN: SERBIA ËSHTË VENDIMTARJA

Bashkimi Evropian në Ballkan, veçanërisht në Serbi, po përplaset me ndikimet e Rusisë, Kinës dhe Turqisë, shkruan gazeta prestigjioze gjermane  “Handelsblat”. Në një artikull të DW-së, përcjell kdp.mk, renditen shembuj të kësaj lufte për epërsi në një rajon të rëndësishëm gjeopolitik.

Rusia dëshiron ta mbajë Ballkanin Perëndimor larg Bashkimit Evropian, partnerit dhe investitorit më të madh ekonomik, dhe të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, shkruan gazeta “Handelsblat”.

“Nëse shikoni statistikat, duket se strategjia e Putinit po jep fryte: Sipas një sondazhi aktual të nismës Balkan Free Media, 95 për qind e serbëve e shohin Rusinë si një aleat të vërtetë”, – shkruan gazeta nga Dyzeldorfi.

Politika e kolovajzës

“Ballkani është prej shekujsh zonë e ndikimit të aktorëve të jashtëm si osmanëllinjtë apo rusët. Ata ka kohë që luftojnë për supremaci në këtë rajon të rëndësishëm gjeostrategjik. Turqia gjithmonë paraqitet si mbrojtëse e muslimanëve ballkanas, Kina po ecën me strategji nëpër rrugën e Rrugës së re të Mëndafshit, ndërsa Rusia mbështetet në propagandën dhe politikën energjetike. Në fokusiin e këtyre aktorëve ndërkombëtarë është para së gjithash Serbia,” – thuhet në artikull.

Përshkruhet “politika serbe e kolovajzës” – midis statusit të kandidatit për në BE dhe afërsisë me Rusinë, mosvendosjes së sanksioneve kundër Moskës dhe mbështetjes së rezolutave të Kombeve të Bashkuara ku Rusia dënohet për shkak të agresionit në Ukrainë. Shtohet se Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus.

“Prandaj BE-ja shpreson se Serbia do të rrisë me zhdërvjelltësi pjesën e energjisë nga burimet e rinovueshme. Në të njëjtën kohë, ajo po përpiqet të zvogëlojë varësinë duke investuar në burime të tjera gazi. Një shembull është zgjerimi i gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili transporton gazin natyror nga Azerbajxhani, nëpërmjet Turqisë, në Evropë. Në këtë mënyrë, Serbia do të duhet të lidhet më mirë me rrjetin e BE-së. Me rreth pesë miliardë euro, ky është projekti më i shtrenjtë i infrastrukturës në Evropë”, – shkruan kjo gazetë, më e njohur për trajtimin e çështjeve ekonomike.

Telekomi i Serbisë – “mjeti më i rëndësishëm i propagandës”

Në artikull shtohet se “mjeti më i rëndësishëm propagandistik i kreut politik në Serbi” është në fakt Telekomi i Serbisë i cili ka “lidhje të ngushta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”.

“Telekomi, ndër të tjera, financohet nga Sberbanka ruse. Kështu, më 2019, firma mori nga Sberbank një kredi prej 88 milionë dollarësh. Televizioni “Russia Today” përhap pa pengesa propagandën e vet përmes rrjetit kabllor të Telekomt të Serbisë,” – shkruan “Handelsblat”.

Vuçiqi, i cili kontrollon stacionet televizive kombëtare dhe gazetat më të mëdha bulevardeske në vend, është mjeshtër i propagandës, thotë Antoanet Nikolova nga nisma Balkan Free Media. “Ai luan me vetëdije në sentimentin pro-rus të serbëve,”  citon “Handelsblat” fjalët e Nikolovës.

Duke komentuar edhe investimet kineze në Serbi, gazeta transmeton fjalët e Jakov Devçiqit, drejtor i zyrës së Fondacionit “Konrad Adenauer” në Beograd. “Ne evropianët duam që përherë gjithçka të bëjmë sipas standardeve më të larta. Vendet si Rusia, Kina dhe Turqia janë më pragmatike. Ato kanë sisteme të tjera të qeverisjes që u mundësojnë të veprojnë më shpejt pa procese të gjata burokratike”, – thotë Devçiq.

Në tekst përmendet se Turqia mbështetet në “afërsinë emocionale me vëllezërit myslimanë në fe” në Ballkan. Shtohet se Turqia ka restauruar xhamitë e mëdha në Sarajevë dhe Tiranë.

Ëndrra për Perandorinë e re Osmane

“Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të qartë se, përveç Rusisë dhe Kinës, kanë edhe partnerin e tretë të madh që gjeografikisht është shumë afër – kjo është Turqia,” – citohet Jens Bastian nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë nga Berlini.

Theksohet se shkëmbimi tregtar ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, për pesëmbëdhjetë vjet, gati se është se katërfishuar dhe tani arrin në 1.2 miliardë euro në vit. Turqit e kreditojnë autostradën mes Beogradit dhe Sarajevës, por edhe po e ndërtojnë atë.

“Kritikët kanë frikë se kjo në Turqi mund të forcojë ëndrrën për Perandorinë e re Osmane,” – thotë Thomas Bray, korrespondent shumëvjeçar  nga Ballkani. Siç thotë ai, lidershipi serb nuk dëshiron që Erdogani ta mbajë inatet,  sepse ai prapëseprapë po krijon vende pune në rajonet më të varfra. Përveç kësaj, shton Bray, “Turqia, si një anëtare e fortë e NATO-s, mund të shihet si një ekuilibër i rëndësishëm ndaj pranisë ruse dhe kineze”.

Politologu nga Beogradi, Dragan Gjukanoviq, thotë se vendi i Serbisë  megjithatë është në BE dhe propozon: “Është e domosdoshme në fushatë më e rëndësishme për BE-në nga ana e autoriteteve serbe dhe mediave serbe, në mënyrë që të demonstrohet një pamje reale e investimeve dhe lidhjeve të ngushta me BE-në”.

“Handelsblat” përfundon: “Sepse, kush e ka Serbinë në anën  evet, ai e ka  ndikimin më të madh në rajon”./DW/

 

 

Të fundit