E hënë, 6 Maj, 2024

VIDEO / NEZIRI: KURTI S’PATI EFEKT NË MAQEDONI TË VERIUT, PAK SHQIPTARË DOLËN NË ZGJEDHJE

Analisti politik në Maqedoni të Veriut, Xhelal Neziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur efekt në rezultatin zgjedhor të partive shqiptare në Maqedoni të Veriut, duke shtuar se ai s’ka mund “të arrijë qëllimin te shqiptarët”.

Sipas Nezirit, Kurti është politikan i popullarizuar por kur flitet për zgjedhje “votuesit mendojnë pak më ndryshe”.

“Ndërhyrja e Kurtit s’ka arritur efektin e duhur. Është edhe çështje tjetër që edhe Maqedonia ka një përbërje multietnike, një sistem politik të ndryshëm nga Kosova. Ne jetojmë në dy shtete e mbase të njëjtë, por nuik lidhen me sisteme të njëjta. Këto ndërhyrje mbase kanë pasur një efekt të kundërt. Përfshirja e Kurtit s’e ka krijuar rezultatin e pritshëm. Është edhe i popullarizuar, por kur bëhet fjalë për votim, votuesit mendojnë pak më ndryshe. S’e kanë parasysh kultin e politikanit, por marrin vendime kur i marrin parasysh edhe rrethanat”, ka deklaruar Neziri në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka shtuar se ky është rezultat i dobët zgjedhor për partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut, derisa ka potencuar se është hera e parë “që shqiptarët kanë dalë në masë kaq të ulët në zgjedhje”.

Kemi pritur të ketë jehonë rekorde të shqiptarëve të daljes në zgjedhje, por ishte jehonë e ulët. Kjo për shkak të migrimit të shqiptarëve jashtë vendit për shkak të lehtësimit të marrjes së vizave…Duke qenë jashtë e kanë pasur të pamundur të vijnë në vendlindje të votojnë. Nëse i shohim votat në diasporë, do të shihet se diku shumë pak vota njëshifrore kanë marrë”, ka thënë Neziri.

Sipas tij, subjektet politike shqiptare nuk kanë arritur të nxisin “as votuesin e fjetur” për të marrë pjesë në këtë proces demokratik.

Neziri ka thënë se VMRO-ja pritet t’i marrë 50 deputetë në këto zgjedhje, e koalicioni VLEN 10 deputetë që beson se “s’do të ketë problem të krijohet koalicioni qeverisës”.

“Me Kushtetutë s’është e rregulluar që partia e parë shqiptare të jetë pjesëmarrëse në qeveri. Ai që ka legjitimitetin politik të shqiptarëve me deputetë të jetë ai që i përfaqëson shqiptarët në Qeveri. Ky opsion do të diskutohet por VLEN-i e Fronti s’janë të përbërë vetëm me parti shqiptare e s’mund të pretendojnë krejt legjitimitetin”, shtoi ai.

Të fundit