E shtunë, 27 Prill, 2024

NJË MUNDËSI E MIRË PËR TË STUDIUAR NË UNIVERSITETET MË TË MIRA NË BOTË

Мundësi më shumë për të gjithë ata të cilët në të ardhmen dëshirojnë të studiojnë në universitetet më elitare në botë.

ShMP “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm.

Në testim mund të konkurojë çdo nxënës që kryen klasën e nëntë, në web faqen  https://www.ykc.edu.mk/scholarship. Afati i konkurimit është deri më 08.04.2023

Në testimin për bursë:

  • Nxënësit do të përgjigjen në pyetje nga matematika, kultura e përgjithshme dhe pyetje për përcaktimin e nivelit të intelegjencës.
  • Testimi do të jetë në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe gjuhën angleze.
  • Njohja e gjuhës Angleze apo Turke nuk është e domosdoshme për aplikim në testimin për bursë.
  • Nëse nxënësit renditen në 25 vendet e para të testit, ata do të kenë zbritje në shumën e shkollimit (secila shkollë, veçanërisht Shkupi, Tetovë-Bogovina dhe Struga, kanë dy rajone bursash), sipas vijimit.

Vendi i 1-rë 100%,                 Vendi i 4-të 70%,              Vendi i 10-13-të  40%,

Vendi i 2-të 90%,                    Vendi i 5-6-të 60%,            Vendi i 14-19-të 30%,

Vendi i 3-të 80%,                    Vendi i 7-9-të  50%,           Vendi i 20-25-të 20%.

 

Testimi për bursë do të mbahet më 09.04.2023 të dielën në ora 11.00

Për ShMP “Jahja Kemal” -Shkup do të mbahet në shkollë dhe në shkollën fillore “11 Oktomvri”-Kumanovë, ShF “Vanço Prke”-Shtip, ShF “Bllaze Konevski”-Veles dhe ShF “Video Podgorec”-Strumicë.

Për ShMP “Jahja Kemal” -Tetovë-Bogovinë do të mbahet në shkollë dhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” – Gostivar.

Për ShMP “Jahja Kemal” -Strugë do të mbahet në shkollë dhe në ShF “Koço Racin” -Prilep, ShF “Sv. Kliment Ohridski”-Manastir, ShF “Sande Sterjoski”-Kërçovë dhe ShF “Penestia”-Dibër.

Të fundit