E premte, 26 Prill, 2024

NGRIRJA E ÇMIMEVE TË DISA PRODUKTEVE, EKSPERTËT E VLERËSOJNË HAP TË VONUAR

Sot pritet të hyjnë në fuqi dy vendimet e reja të qeverisë për ngrirje të çmimeve të makaronave dhe të disa prodhimeve të qumështit. “Shumë e vogël është ulja e çmimeve, por reagimet janë pozitive se më 16 mars do të kenë të gjithë çmimet më të lira, të definuara me vendimet e fundit, ka theksuar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ekspertë të ekonomisë theksojnë se shteti i ka të vonuara ngrirjet e çmimeve. Sipas tyre, qeveria do të duhej t’i hiqte marzhat e TVSH-së për produktet ushqimore që janë 10% në tregun me pakicë. Ata thonë se me rënien e çmimeve të lëndës së parë dhe energjensave në bursat botërore, tani marzhat japin kundër efekt duke i mbajtur çmimet e larta në favor të tregtarëve, të cilat në tregun e lirë do të ishin shumë më të ulëta se sa çmimet e ngrira për prodhimet e bukës, produkteve të qumështit dhe produkteve tjera.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Qeveria është në pritje të analizave të resortit ekonomik për ngrirjen eventuale të çmimeve të reja.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se ulja e çmimeve prej 10-15% e makaronave dhe produkteve të qumshtit nuk është në nivelet e duhura. Por, ai thotë se pas gjetjeve në treg do të shqyrtojnë mundësinë për ngrirjen e sheqerit, vezëve, orizit e të tjera. Gjithsesi, mebten të larta çmimet e e industrisë së mishit dhe fruta-perimeve. Për këto, Bytyqi pret që vet tregtarët të normalizojnë çmimet.

“Shumë e vogël është ulja e çmimeve por ragimet janë pozitive se më 16 mars do të kenë të gjithë çmimet më të lira, të definuara me vendimet e fundit. Kur të prodhoni sasi të caktuar, çmimin që keni definuar është pothuajse e njëjtë me çmimin e ngrirë, ju përpiqeni të lëvizni për 2-3 denarë por nuk do të rriten deri në 10 denarë. Gjthsesi nga e ejntja do të arrihen deri në çmimin që është ngrirë andaj nuk shikojmë se nuk ka vullnet nga ana tjetër”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Pikërisht ky komoditet i prodhuesve është shqetësues për njohësit e çështjeve ekonomike. Profesori universitar Abil Baushi ka theksuar për Alsat-M se shteti jo vetëm që i ka të vonuara ngrirjet e çmimeve, por me këtë vendim do të duhej t’i hiqte marzhat e TVSH-së për produktet ushqimore që janë 10% në tregun me pakicë. Ai thotë se me rënien e çmimeve të lëndës së parë dhe energjensave në bursat botërore, tani marzhat japin kundër efekt duke i mbajtur çmimet e larta në favor të tregëtarëve, të cilat në tregun e lirë do të ishin shumë më të ulëta se sa çmimet e ngrira për prodhimet e bukës, produkteve të qumshështi, dhe të tjera.

“Mos të harrojmë se shteti i dha 700 milionë euro para publike nga pandemia e deri më tani dhe vetëm 50 milion euro ishin direkt për qytetarët. Të tjerat kaluan te operatorët ekonomik duke mbajtur kondicionin e biznesit. Nëse nuk ka pasur efekt për këto para që janë ndarë te privati përmes subvencioneve, parave direkte, ndihmave për karburantet dhe energjinë elektrike, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon dhe duhet të bëjë ndyshe shteti, situata është ndryshe se përse nuk zbresin çmimet”, ka theksuar Baushi.

Nga 2 mars çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë u ngri në 33 denarë. Por, me këtë vednim nuk u pajtuan prodhuesit e bukës dhe ashtu siç paralajmëruan ata nuk furnizuan dyqanet me këtë llojë buke. Në raftet e dyqaneve mund të gjindeshin vetëm lloje të tjera të bukëve me çmime më të larta.

Gjithashtu Inspektoriati i tregut kreu mbi 250 kontorlle në territorin e gjithë Maqedonisë. Ajo që u konstatua nga mbkiqyrjet dhe kontrollet ishte se një numër i madh i tregëtarëve respektojnë vendimet e qeverisë. Buka shitet me çmim nga 28 deri në 33 denarë, varësisht nga pesha dhe qyteti ku janë kontrollet dhe mbikëqyrjet, ndërsa shitës me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në përgjithësi e respektuan obligimin për prodhimin dhe nxjerrjen në treg të bukës që mbulohet me Vendimin e Qeverisë, në një sasi prej të paktës 80% të prodhimit të kësaj buke në muajin dhjetor 2022.

Të ejnten pritet të hynë në fuqi dy vendimet e reja të Qeverisë për ngrirje të çmimeve të makaronave dhe të disa prdhimeve të qumështit . Makaronat dhe spagetit, do të kenë 15% çmime më të ulëta duke u ngrirë çmimet, meqë tani janë të liruara plotësisht nga dogana. Ndërsa, disa prodhime të qumështit do të kenë çmimet e ngrira 10% më të lira. Deri më tani po zbatohet ngrirja në 33 denarë e çmimt të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë. Të gjitha këto tri vendime do të vazhdojnë deri në 31 maj.

 

Të fundit