E premte, 26 Prill, 2024

“S’ËSHTË LEHTË TË JESH GAZETAR NË RMV”, RAPORTI: VEND “GJYSMË I LIRË”

Anila Limani: Gjendja e mediave në Maqedoninë e Veriut nuk është përmirësuar aspak.

Agron Kurtishi: Mediat në RMV që nga pavarësia në vitin 1991 nuk kanë bërë ndonjë progres të dukshëm.

Shkruan: Gentuar Ismaili 

“Liria e shprehjes”, ndër fjalitë që dëgjojmë shpesh nga politikbërësit, por se sa punohet për këtë në praktikë që e njejta të shëndërrohet në vepër nga llafologjia, mbetet çështje diskutabile.

Sipas raportit më të fundit i “Freedom House” i titulluar “Liria në botë”, vendin tonë e nxerr si “vend gjysmë i lirë”.

Ndërkaq, sipas raportit të “Reporterëve pa kufij”, për vitin 2022 vendin tonë sa i përket lirisë së shprehjes, e nxjerrë në vendin e 57, kurse në vitin 2023 në vendin e 95.

Sipas njohësve të kësaj fushe, për të ecur përpara në vendin tonë sëpari duhet të ndryshohet mendësia e politikanëve që deklarojnë se “nëse s’je me ne, je kundër nesh”.

Gazetarja me përvojë 20 vjeçare në media në Maqedoninë e Veriut, Anila Limani, thotë se për të nuk është risi që vendi është vlerësuar si gjysëm i lirë, por për të do ishte risi nëse vendi do ishte vlerësuar pak më mirë se vitin e kaluar.

“Fakt që jemi vlerësuar si vend gjysmë I lirë, nuk është ndonjë risi. Do të ishte risi nëse do të ishim vlerësuar pak më mirë . Por, gjendja e mediave në Maqedoninë e Veriut nuk është përmirësuar aspak. Edhe ato ligje që janë miratuar nuk zbatohen.

 Ashtu siç thotë edhe raporti i ‘Freedom House’, skena mediatike në vend është pjesërisht e lirë. Të jesh gazetarë në Maqedoninë e Veriut nuk është aq e lehtë. Gazetarët edhe sot e kësaj dite përballen me sulme dhe kërcënime të vazhdueshme, qofshin ato verbale, apo edhe fizike. Jo vetëm politikanët, por edhe ‘ushtarët’ partiak marrin të drejtën që të ofendojnë ose të dhunojnë gazetarët”, u shpreh gazetarja Limani.

Ndërkaq, për profesorin universitarë dhe ligjeruesin e lëndëve të medias dhe komunikimit ndërkultorë Agron Kurtishi, media në vendin tonë nuk ka shënuar progres që nga pavarësimit i vendit tonë, herë janë më mirë e herë më keq.

Niveli i demokracisë në botë ndër faktorë të tjerë, matet drejtëpërdrejtë me faktorin e nivelit të lirisë së medias. Sa më të lira janë mediat në shtet, aq më i lartë është niveli i demokracisë. Mediat në RMV që nga pavarësia në vitin 1991 nuk kanë bërë ndonjë progres të dukshëm. Herë janë më mirë, e herë më keq, por nuk mund as të afrohemi tek vlerësimi ‘i lirë’. Për mendimin tim aspak nuk bëhet fjalë për lirinë mediatike. Kjo u vërtetua edhe me bombat që i publikonte partia opozitare LSDM-ja (që tani është në pushtet), dhe që tregon lidhjen e pronarëve të mediave me pushtetarët dhe kurthet që ata i planifikonin dhe i ngrinin për ta manipuluar opinionin publik“, u shpreh profesori Kurtishi.

Përndryshe, sipas të njëjtit raport, vendi ynë ka shënuar rritje vetëm për një pikë, domethënë këtë vit ka marrë 68 pikë.

Në të njëjtin grup me vendin tonë është edhe Sërbia me 60 pikë, Kosova 60 pikë, Shqipëria 67 pikë, Mali i Zi 67 pikë, Bullgaria 79 pikë, Kroacia 84 pikë, Greqia 86 pikë.

 

Të fundit