E martë, 23 Prill, 2024

PAGA MINIMALE SHËNON RRITJE, SHPENZIMET MUJORE MBETEN ENORME

Përfaqësues të sindikatës e kanë përshëndetur zgjidhjen sistematike për rritjen e pagës minimale, ndërkohë që organizata joqeveritare kanë theksuar se rritja e pages minimale as për së afërmi nuk i mbulon shpenzimet bazë të jetesës. Shporta mujore për një familje katër anëtarëshe në janar të 2023 është rritur për rreth 19.425 denarë më shumë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Sipas Lidhjes së Sindikatave vjet në janar nevojiteshin 31,811 denarë për shportën e konsumatorit, ndërsa në mes të vitit 2022 shporta harxhuese arriti në 43.163 denarë, ndërsa në dhjetor mbërriti në 51,234 denarë.

Shkruan: Eljesa Dervishi

20.175 denarë, kjo është shuma e pagës së re minimale të cilën e kanë konfirmuar sot Sindikata, Punëdhënësit dhe Qeveria në Maqedoninë e Veriut.

Pagesa do të fillojë nga muaji i ardhshëm, pra punonjësit tashmë po punojnë me pagën e re minimale këtë muaj.

Krahasuar me lartësinë e më parëshme, tani ka një rritje prej 12 për qind. Qeveria beson se metoda e re e llogaritjes eliminon tensionet dhe argumentet rreth miratimit të një page të re minimale më të lartë.

Për vetëm gjashtë vite paga minimale është dyfishuar dhe tani arrin në 20.175 denarë, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Sindikalistët përshëndetin rritjen e pagës minimale. Ata thonë se zgjidhja sistematike për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale është ndoshta më e mira në rajon, por për nga shuma nuk është kështu.

Të gjithë punëdhënësit, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, pra qeveria, duhet të gjejnë dhe mënyrën për të harmonizuar pagat e punonjësve të tjerë, në mënyrë që të mos vijë te barazimi ku nuk do të kishin punëtorë shumë të motivuar, tha Zlatko Cvetkovski LSM.

Fakti është se kjo rritje e pagës minimale as nga larg nuk është në gjendje të mbulojë shpenzimet bazë zë jetesës, konfirmon Kristina Ampeva, nga organizata joqeveritare Glasen Tekstilets, e cila thotë se ata nuk punojnë në konceptin e pagës së jetesës, jo një shportë minimale sindikale.

Në 31 janar të vitit të shkuar Sindikata dhe Qveria e Maqedonisë së Veriut arritën marrëveshjen për rritjen e pagës minimale nga 15,000 denarë (250euro) në 18,000 denarë (300euro), ndërkohë që vendimi do të hynte në fuqi nga muaji mars të po këtij viti dhe do të përfshijë 80.000 punëtorë të ndërmarrjeve të vogla, të sektorit të tregtisë dhe industrisë përpunuese.

Shporta mujore për një familje katër anëtarëshe në janar të 2023 është rritur për rreth 19.425 denarë më shumë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Sipas Lidhjes së Sindikatave vjet në janar nevojiteshin 31,811 denarë për shportën e konsumatorit, ndërsa në mes të vitit 2022 shporta harxhuese arriti në 43.163 denarë, ku në dhjetor mbërriti në 51,234 denarë.

Sipas parashikimeve dhe analizave të ekonomistëve vendi ynë edhe me rritjen e pagës minimale në 20,175 denarë gjatë vitit 2023 do të ndjejë krizë ekonomike ndërsa do të fillojë të stabilizohet në vitin 2024.

 

Të fundit