E premte, 17 Maj, 2024

JANË DY FAKTORË QË NXISIN TË RINJTË TA BRAKTISIN VENDLINDJEN

Profesoresha universitare dhe ligjeruesja e lëndëve që lidhen me politika sociale, Elizabeta Ollogu, vlerëson se shteti do të duhet të krijojë politika stimuluese që të rinjtë të qëndrojnë në vendlindje.

Drejtori ekzekutiv i organizatës rinore “Forumi për arsim”, Blendi Hodai, vlerëson se ikja e të rinjëve vjen si pasojë e mospasjes së kushteve të barabarta.

Shkruan: Gentuar Ismaili 

Edhe pse politikbërësit e vendit tonë thonë se i kemi krijuar kushtet e nevojshme që të rinjtë të qëndrojnë në vendlindje, nga ana tjetër trinjtë mendojnë ndryshe.

Kështu, një anketë e realizuar nga “Gallub Internacional” gjatë vitit të kaluar me të rinjtë e vendit tonë, ka dalë që 42% e tyre dëshirojnë menjëherë ta lëshojnë vendlindjen.

Ekspertët e kësaj çështje thonë se shteti duhet që të krijoj politika stimuluese që të rinjët të qëndrojnë këtu.

Ndërkaq, drejtuesit e organizatave rinore mendojnë se arsyeja që të rinjtë largohen nga vendin është se shteti përdor parimin e pabarazisë në krijimin e politikave rinore.

Profesoresha universitare dhe ligjeruesja e lëndëve që lidhen me politika sociale, Elizabeta Ollogu, vlerëson se shteti do të duhet të krijojë politika stimuluese që të rinjtë të qëndrojnë në vendlindje.

“Nuk e shoh si një rezultat të papritur pasi edhe shumë studime të ngjashme edhe nga studiues të ndryshëm të vendit tonë, nëpërmjet hulumtimeve të natyrës socio-ekonomike kanë bërë përpjekje për ta adresuar dhe aktualizuar në hapësirën tonë publike fenomenin e ikjes masive të qyterarëve tanë, ku në një masë të madhe janë të rinjtë – resurs thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Sipas një studimi në të cilin unë kam qenë pjesë dhe i cili është publikuar para disa muajsh, kemi anketuar 504 të rinj nga qytete të ndryshme të RMV-së dhe rezultoi se nëse do të ju jepej mundësia çdo i dyti prej tyre do ta linte menjëherë vendin për të emigruar në njërin prej vendeve të zhvilluar në Evropë”, u shpreh profeseresha Ollogu.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i organizatës rinore “Forumi për arsim”, Blendi Hodai, vlerëson se ikja e të rinjëve vjen si pasojë e mospasjes së kushteve të barabarta.

“Tash e një kohë të gjatë, Maqedonia e Veriut është lider në rajon për ikjes së të rinjëve. Situata është më e trishtë pasi po flitet për grupmoshën e re që duhet të rigjenerojë shoqërinë dhe tregun e punës. Kjo hemoragji rinore është e palakmueshme për vendin tonë, pasi çdo vit kemi ulje të popullsisë, e sidomos të grupmoshës së re si shkas i migrimit nga vendi”, thotë Hodai.

Sipas këndvështrimit të tij, ikja e të rinjve vjen si rezultat i dy faktorëve: 1- mungesesës së kushteve dhe mundësive të barabarta që duhet të ju ofrohen të rinjve dhe 2- aspekti kulturor-social, gjegjësisht mentaliteti kolektiv i popullatës (ose ndryshe e njohur si cancel culture)”.

Ndryshe, sipas të njejtës anketë në rajon, numri i të rinjëve që dëshirojnë ta lëshojnë vendin renditet kështu: Bosnja dhe Hercegovina 48%, Greqia 40%, Kosova 39%, Kroacia 35%, Bullgaria25%, Sllovenia me 21%.

Të fundit