E premte, 26 Korrik, 2024

VAZHDOJNË NEGOCIATAT PËR QEVERI, MICKOSKI: KEMI 61, SYNOJMË 80 DEPUTETË

Në selinë e partisë së Hristijan Mickoskit, sot pasdite kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re ndërmjet grupeve punuese të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN, të paralajmëruara për këtë javë, raporton KDP.

Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët ka thënë para takimit për mediat se janë spekulime informacionet se VMRO-DPMNE dhe VLEN po negociojnë me katër deputetë të koalicionit të BDI-së për të kaluar në anën e tyre. Takimi i parë i sotëm i dy grupeve ishte për harmonizimin e programit të qeverisë së ardhshme.

“Për momentin me sukses kemi konsoliduar shumicën prej 61 deputetëve. Nuk mund t’ju flas me detaje, por të gjitha do t’i dini gjatë ditës”, tha Mickoski duke paralajmëruar edhe rivotime në Njësinë Zgjedhore 5 dhe 6.

Ai tha se kjo nuk do t’i kthejë prapa në negociatat me partnerët e mundshëm të koalicionit qeverisës, siç është koalicioni i partive shqiptare VLEN.

“Negociatat me VLEN po bëhen në mënzyrë të drejtë, shkojnë në drejtim të duhur. Jemi optimistë se bashkërisht do të arrijmë të kemi shumicën e dy të tretave në Parlamentin maqedonas. Dy të tretat e votave në Parlament na duhen për shkak se duam të bëjmë një ristrukturim dhe riekipim serioz të kabinetit qeveritar”, tha Micskoski.

 

Të fundit