Enver Abdullahi: “Anketa e ‘Eurothink’ është e realizuar në fund të vitit të kaluar dhe shpresoj me krijimin e frontit pro-evropian dhe shumicës parlamentare stabile të arrihet në ndryshimin e Kushtetutës.”
Rilind Dauti: “Shqiptarët gjithnjë kanë qenë më euroentuziastë, por ky euroskepticizëm tek qytetarët e etnisë maqedonase është i paprecedent.”
Shkruan: Gentuar Ismaili
Edhe pse Republika e Maqedonis së Veriut është antare e NATO-së dhe kandidate për t’u antarësuar në BE, qytetarët e vendit tonë ende janë skeptik sa i përket orientimit euro-alantik të vendin tonë.
Kështu, sipas një ankete të realizuar nga qendra për strategji europiane “Eurothink”, del që 34% e qytetarëve të RMV-së nuk besojnë se antarësimi i vendit tonë në BE nuk është gjë e mirë.
Sipas ekspertëve në vend, euroskepticizmi është teori që ka dalë nga vendet e BE-së. Ndërkaq, mendojnë se objektivi i vendit tonë është që antarësimi në BE në vitin 2030 mund të realizohet nëse ka vullnet politik brenda BE-së.
Ish ambasadori i RMV-së në Holandë dhe ligjeruesi i lëndëve që lidhen me politikë e BE-së, Enver Abdullahu, mendon se rritja e euroskepticizmit është tentativë e vetë vendeve europiane dhe jo e vendit tonë.
“Rritja e taborit euroskeptik është tentativë e gjithë vendeve eropiane, nuk është vetëm në vendin tonë. Mbase me përqindje nëse meret është evidente se ka një rritje drastike, por para se gjithash duhet theksuar luftën ruso-ukrainase dhe implikimet ekonomiko- shoqërore që solli ajo. Edhe para këtij konflikti, BE-ja kalonte në debat rreth dihotomisë thellim/zgjerim. Pra, rrënjët e këtij euroskepticizmi duhet kerkuar gjithësesi në BE, pastaj në vendet e Ballkanit”, thotë Abdullahi për KDP.MK.
Ndërkaq, ai thekson se euroskepticizmi në vendin tonë shfaqet drastikisht edhe për shkak të vetos nga Bullgaria dhe paralajmërive konstante për veto nga ky anëtar i BE-së .
“Anketa e ‘Eurothink’ është e realizuar në fund të vitit të kaluar dhe shpresoj me krijimin e frontit pro-evropian dhe shumicës parlamentare stabile të arrihet në ndryshimin e Kushtetutës. Kjo do të ndikonte direkt në uljen e euroskepticizmit. Viti 2030 është tepër real nëse arrijmë t’i tejkalojmë vështirësitë dhe mosmarrëveshjet në
nivel ballkanik”, u shpreh profesori Abdullahu.
Ndërkaq, njohësi i rrethanave gjeopolitike, Rilind Dauti, në një prononcim për KDP.MK thotë se rritja e euroskepticizimit vjen nga mendësia se BE-ja se vetëm etnia maqedonase duhet të bëjë konpromise për tu bërë pjesë e BE-së.
“34% është përqindje mjaft e madhe, por anketa në fjalë jep rezultate edhe më dëshpëruese kur i ndan respondentët në bazë etnike, sepse tek të anketuarit e etnisë maqedonase, në fakt, dominon mendimi se anëtarësimi në BE nuk është gjë e mirë te një pluralitet prej 42%, ndërsa ata që e konsiderojnë gjë të mirë janë të dytët me 37%. Nga ana tjetër, tek shqiptarët vazhdon entuziazmi pro-BE ku vetëm 8% janë përgjigjur që anëtarësimi në BE nuk është gjë e mirë dhe plot 84% janë të bindur që kjo do të ishte gjë e mirë.
Shqiptarët gjithnjë kanë qenë më euroentuziastë, por ky euroskepticizëm tek qytetarët e etnisë maqedonase është i paprecedent. Kjo shpjegohet me frustracionin të mbledhur ndër vite nga sakrificat që shteti maqedonas është detyruar t’i bëjë në rrugën euroatlantike kundrejt Greqisë dhe Bullgarisë”, u shpreh eksperti Dauti.
Ndryshe, 29% e qytetarëve të anketuar besojnë se vendi ynë kurrë nuk do të hyjë në BE.