E martë, 14 Maj, 2024

AKADEMIK BEXHETI ZGJIDHET KRYETAR I KONFERENCËS NDËRUNIVERSITARE

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti është zgjedhur kryetar i Konferencës Ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell kdpolitik.com.

Konferenca Ndëruniversitare e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 22 shtator 2022, zgjodhi Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetin kryetar të ri të këtij institucioni. Mandati i Akademik Bexhetit fillon më 1 tetor dhe zgjat 2 vjet.

Ndryshe, kjo konferencë paraqet organ përmes të cilit harmonizohen të gjitha çështjet nga sfera e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe çështjet që janë me interes të përbashkët për të gjithë ata që marrin pjesë në procesin e arsimit të lartë në Maqedoni.

 

Të fundit