E premte, 26 Prill, 2024

GEING – NJË KOMPANI ME EKSPERTIZË DHE SHËRBIME TË PËRKRYERA

Me një përvojë mbi 27 vjeçare “GEING” tashmë është sinonim i një kompanie që ofron eksprtizë dhe shërbime me standardet më të larta ndërkombëtare. “GEING” ofron shërbimet e veta në shumë sfera, sin ë sferën e gjeoteknikës, rrugëve , hekurudhave, efikasitetit energjetik, konsultimit, mbykëqyrjes, certifikimit, mjedisit jetësor etj. Një kompani që me punën e vetë ka dëshmuar sa ka të integruar sistem satdardesh në menaxhim dhe ofrimin e shërbimeve. Në të gjitha sferat ku vepron GEING është sinonim i përkushtimit professional dhe kualitetit.

“GEING” është një ndër kompanitë që ofron zgjidhje të tërësishme dhe të kualitetit të lartë në industrinë e ndërtimit. Kompania aplikon sistem të integruar të menaxhmentit të bazuar në stadarde ndërkombëtare dhe ka një përvojë mbi 27 vjet në ballafaqimin me shërbimet projetuese komplekse. Kompania ka kapacitete të jashtëzakonshem korporative dhe resurse njerëzore, ndërkohë që investon vazhdimisht në dije dhe aftësi. Gjithashtu kompania posedon kualifikime profesionale dhe në vazhdimësi investon në këto kualifikime dhe licencime.

Kompania tashmë e ka dëshmuar veten në shumë sfera nëpërmjet përvojës dhe profesionalizmit, si në: gjeoteknikë, rrugë dhe hekurudhat, minerale, arkitekturë, urbanizëm dhe efikasitet energjetik, laboratori, konsultim, siguri dhe shëndet në punë, konstrukcion dhe projektim gjeoteknik, enegjetike, hidroteknikë, mjedis jetësor, gjeodezi, mbykëqyrje dhe trup për certifikime.

GJEOTEKNIKË

Në sferën e gjeoteknikës GEING bën elaborate gjeomekanike, muret mbajtëse, puse uji, shpime eksploruese, riparime të rrëshqitjes së dheut, përmirësimi i tokës, edukim dhe monitorim, analiza gjeoteknike të minierave dhe guroreve etj.

 

HIDROTEKNIKË

Në sferën e hidroteknikës ofron shërbime në sistemet hidroenergjetike, sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, në rregullimin e shtratit të lumenjve,  digave dhe rezervuarëve dhe impianteve.

 

RRUGË DHE HEKURUDHA

Në këtë sferë ofron shërbime të infrastrukturës dhe projekteve bazë për rrugë dhe hekurudha, revision të dokumentacionit të projektit, optimalizim i zgjidhjeve projektuese, mbikëqyrje për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbikëqyrje në rikonstrumin e rrugëve.

ENERGJETIKË

Në sferën e energjetikës GEING ofron shërbime për hidrocentrale, për sitemet solare, për termocentrale, instalimit të gazit, instalimet elektrike etj.

MINERALE

Në sferën e mineraleve ofron projekte kryesore dhe shtesë, studime dhe elaborate në fushën e minierave, udhëzim teknik dhe mbikëqyrje mbi kryerjen e punimeve minerare etj.

MJEDISI JETËSOR

Në këtë sferë ofron studime për vlerësimin e ndikimit në mjedis (EIA), studime e para-fizibilitetit dhe fizibilitetit, elaborate për mbrojtjen e mjedisit, masat dhe teknologji të efikasitetit të energjisë dhe zbatimi i burimeve të rinovueshme të energjisë.

GEING gjithashtu fron shërbime super kualitative edhe në gjëodezi, duke ofruar sidomos plane digjitale dhe harta tematike. Ne sferën e ekspertizës laboratorike ofron testim të asfaltit dhe betonit etj. GEING ofron ekspertizë dhe shërbime edhe në fushën e arkitekturës, duke ofruar planifikim urban, analiza teknike-ekonomike, përpunim të tërësishëm të dokumentacionit për projekte, menaxhment projektesh etj.

GEING gjithashtu ofron edhe siguri dhe shëndet në punë, duke ofruar vlerësim për rrezikun në vendin e punës, programe trajnimi, testim dhe kontroll të pajisjeve të punës etj.

GEING ka një portofolio të jashtëzakonshme të projekteve të realizuara në këto sfera. Në kuadër të punëve të kompanisë është edhe  projekti: Asistencë teknike dhe menaxheriale e Njësisë për implementimin e projektit e themeluar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në lidhje me realizimin e aktiviteteve për projektin “Ujësjellësi dhe ujërat e zeza në Maqedoni”.

Projekti i referohet investimeve prioritare për ujësjellës kanalizime në territorin e republikës  të 84 komunave, me qëllim përmirësimin e shëndetit publik dhe mjedisit. Projekti është finacuar nga Banka Evropiane e Investimeve, ndërsa klient ka qenë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Një projekt tjetër është edhe “zhvillimi i studimit nacional për tarifat e ujit”. Ky studim nacional nënkupton tarifat e ujit dhe instrumentin ekonomik për çmimin e balancuar të ujit dhe menaxhimin e qëndrueshëm financiar të projekteve investuese në sektorin e ujit. (Konsorciumi: EPTISA & GEING). Projekti është finanancuar nga Bashkimi Evropian përmes asistencës IPA në Republikën e Maqedonisë. Klient ka qenë Ministria e Financave, ndërsa përfitues Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

GEIN gjithashtu ka pasur dhe ka edhe një angazhim të gjerë në realziimin e shumë ekspertizave dhe shërbimeve nga sferat ku vepron si kompani.

 

 

 

 

 

Të fundit