E hënë, 6 Maj, 2024

TETOVË, EKSPOZITË E AFËRDITA KIKIT

Me ekspozitë të pavarur të fotografive dhe skulpturave  artistike në galerinë artistike para publikut të Tetovës shfaqet Afërdita Kiki. Sonte në hapësirën ekspozuese të Galerisë u mbajt hapja solemne e ekspozitës.

“Janë ekspozuar 15 vepra në teknika të kombinuara, fotografi me përdorimin e materialeve dhe të tjera si dru. Ky është prezantimi i tretë i autores në Tetovë pas ekspozitave në vitin 2009 dhe 2018”, informuan nga Galeria.
Afërdita Kiki ka lindur në vitin 1971 në Gjermani, ndërsa jeton dhe punon në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin për arte figurative në Universitetin në Tetobë në klasën e Tahir Emras. Deri më tani ka pasur nëntë ekspozita të pavarura dhe shumë ekspozita grupore. Fituese është e çmimit për krijimtari nga organizata Polio Plus dhe çmimi “Pena ime”.

Të fundit