E hënë, 20 Maj, 2024

Djaloshi me këmishë të Gostivarit

Shkruan: Lulëzim Haziri

 

Me këtë poezi Ali Podrimja ka nderuar qytetin tim, Gostivarin dhe mikun tim, Arsim Sinanin. Por, është një strofë në këtë poezi që më bën nder mua dhe miqësisë tonë.

Djaloshi me këmishë të Gostivarit

Arsimi kishte 23 vjet
Gostivarin kur e përjetoi
I binte ngushtë çdo gjë

Qerrja hermetike e policies
Prodhimi më I ri I mortit
Made in Macedonia
Tekërlisej nga Shkupi I përhënë

Oh Vilajet I Errët I Kujtesës

Shenjat ishin ogurzeza
Se frymonte gjithkund Gostivari

Poshtëruese gjimnastika e akullt
Nën ritmin e askushëve

Në Tetovë në tavernën “Arbëri”
I sojit të rebelëve një poet
Lidhte plagët e fjalëve qaflejlekësh

Imazhin Manjolës t’ia çartte dot
Prapa kafkës së Malit të borërave
Nuk mund t’I shkruante
Mungonte shpirti zjarri

Në pano hataje terri
Lulëzim Haziri
I fundit roker I Iliridës
Me dhëmbë ujku qepte emblemë
Veshin e kafshuar të Europës

Bixhozxhinjtë e fateve makabre
Gjumë të këndshëm bënin në ishuj vetmie
Apo ruletët shkrepnin katakombeve ballkanase

Kodrave të zhveshura
Vajtojcat e Rekës
Mbi hone ato perëndi të rralla
Britmat t’u dëgjojë
A ka kush

23 vjet kish Arsimi

Këmishën e Gostivarit kur veshi
Të luluar në vegje
Made in Macedonia

Kryeshtruar e k’in pare Sharrin
Mbështjellë në vetëtima
Në qerre hermetike
Morti tek bridhte Iliridës

Ëndërr e ligë kishte zgjuar një popull

Korrik 1997

Të fundit