E hënë, 21 Prill, 2025

TARAVARI: (S)JEMI MARRË VESH PËR NDARJEN E PUSHTETIT

Ndërsa pritet të rivotohet në disa vendvotime në njësinë zgjedhore numër pesë dhe një në njësinë e gjashtë, një deklaratë e njërit prej krerëve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, ngjall huti nëse partnerët e ardhshëm të koalicionit qeverisës kanë filluar apo jo bisedimet për ndarjen e kulaçit të pushtetit!

“Vërtiten numra, mirëpo ju them se nuk ka asgjë definitive, për shkak se bisedimet janë në zhvillim”– ka thënë të dielën mbrëma për TV Telma, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Deklarata tingëllon paksa kontradiktore për shkak se të thuash 24 orë më herët, po Taravari, në një medium tjetër nga Kosova (RTK) kishte thënë se “në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit: Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë dinjitoz, me njerëz profesionist”, – ka thënë Taravari, duke paralajmëruar se se konstituimi i legjislaturës së re të Parlamentit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor, – përcjell KDP.

Të fundit