E premte, 17 Maj, 2024

Ministrja e kulturës Stefoska dhe drejtorët e teatrove diskutuan për punën në kushte pandemie

Minisrja e kulturës Irena Stefoska, sot u takua me drejtorët e institucioneve të teatrove, me të cilët bisedoi rreth sfidave me të cilat përballen këto Institucione Nacionale, si dhe për dinamikën në realizimin e Programës të miratuar nga ana e Ministrisë së Kulturës gjatë vitit 2021.

“U  diskutua në lidhje me aspektet e realizimit të repertoarit aktual, si dhe për planet për realizimin e shfaqjeve të reja në kushte të pandemisë botërore. U ndanë problemet reale me të cilat ballafaqohen teatrot për zhvillimin e programës në përputhshmëri me protokolet e përshkruara shëndetësore të cilat duhen të zbatohen nga ana e të punësuarve dhe nga publiku”, njofton Ministria.

Në Programën për financim të projekteve me interesi nacional nga sfera e veprimtarisë së dramës për vitin 2021, për institucionet nacionale të mbështetura janë 78 projekte në një shumë prej 54,646,140 denarë.

Gjatë këtij viti, siç njoftohet, në institucionet teatrale do të realizohen më shumë  investime, me të cilat do të përmirësohen kushtet për funksionimin e tyre. “Janë ndarë mjete për paisje ndriquese dhe për rinovimin e dyshemesë skenike dhe ndërhyrje tjera në Teatrin e Dramës, do të furnizohen paisje edhe për Teatrin e Gostivarit, në Teatrin Popullorë të Maqedonisë do të realizohen projekte për sanimin e vendkalimit në taracë  dhe ndërhyrjeve të tjera, në Tetarin për fëmijë dhe të rinj është e paraparë rinovimi i sallës teatrale, pastaj rinovimi i objektit të institucionit nacional të Teatrit Shqiptar për fëmijë dhe të rinj në Shkup dhe aktivitete të tjera.”

Njoftohet se në takim ishin të shqyrtuar edhe pyetjet në lidhje me promovimin e objektit të ri të Teatrit Shqiptar, i cili në përputhje me kushtet shëndetësore të krijuara nga pandemija, do të hapet në periudhën në vijim. U theksua se ndërtimi i objekteve të Teatrit Turk, Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë dhe Teatrit në Strumicë janë në vazhdimsi e sipër.

Të fundit