E shtunë, 18 Maj, 2024

FOTO / AFËR 20 BODYGUARDA RRETH ABAZOVIQIT NË SHKUP

Afër 20 roje janë kujdesur për sigurinë e zëvendëskryeministrit malazias Dritan Abazoviq gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup, njofton KDP.

Ai ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë të Veriut, me ftesë të homologut të tij përgjegjës për Çështjet Ekonomike, koordinimin me departamentet Ekonomike dhe Investimet, Fatmir Bytyqi. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup Abazoviq u takua edhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi.

Nga fotot që ka siguruar KDP Abazoviq shihet duke lëvizur në sheshin e Shkupit, i shoqëruar nga një grup i madh i personave të sigurimit.

Ky numër i madh i bodyguardëve thuhet të lidhet me kërcënimet që ka marrë si numër dy i qeverisë nga qarqe të fuqishme të krimit të organizuar në Ballkan.

Të fundit