E hënë, 20 Maj, 2024

KUJDESI PËR NËNËN

Shkruan: Rean Saiti

E thirra në telefon:

Alo mami, a më dëgjon? Alo nënë…?

-Alo bija ime, ç’je duke bërë?

Gatova dicka dhe u ula ta pijë një kafe… M`u kujtove dhe thash të shoh se ç’bën?

-Mirë jam bija ime, vetëm se më dhemb ana e majtë dhe e cova babin për ilaçe.

A t`i solli ilaçet?

-Jo bija ime. Tha se nuk ka prej atyre që më duhen mua. Unë e di se ka, vetëm se ai nuk ka pasur mjaft para, kishte kërkuar me reçetë, nuk i kanë dhënë.

O zot… Nënë, sa kushtojnë ato ilaçe?

-Njëqind euro, bija ime. Nuk janë vetëm ata, i thash edhe për sheqerin dhe tensionin….Nesër do të shkoj të pastroj tek fqinja dhe do t`ia paguaj.

Nënë, sikur mos të të thirrja, asnjëherë nuk do të thoshe se të duhen para. Përse?

-Edhe ti ke problemet tua. Fëmijtë, paguash fakultetin, kurse nuk je duke punuar. Të duhen edhe ty…

Fillova të qaj. Nuk e di, gjithcka mu mblodh në fyt. Gjithcka. Arrita vetëm t`i them: Derisa jam unë gjallë, aq e sëmurë, nuk do të shkosh të pastrosh tek fqinjët. Nesër një grua do t`i sjell paratë. Do t`i dërgoj. Kam unë, mos u shqetëso.

Padashtas mu shfaq para syve e gjithë fëmijëra…Puna e saj e mundimshme nëpër fshatra, që të na ushqejë neve fëmijëve, të na shkollojë…

Thirrni prindërit, pyesni nëse u duhet dicka. Ata vetë asnjëherë nuk do t`ua thonë. Tepër brengosen për Ne, që të ankohen. Kurse u duhet. Me të vërtetë u duhet…

 

Marrë nga profili i autorit në Facebook 

Të fundit