E mërkurë, 26 Mars, 2025

LUFTOVA PËR PAK AJËR, ISHTE E TMERRSHME, MBRONI VETEN DHE TË AFËRMIT

Shkruan: Sulejman Rushiti

Më vjen shumë keq që e pësojmë shpesh nga pakujdesia, mosbesimi dhe shpesh edhe mendjemadhësia!

Unë u infektova nga Covid 19 në valën e parë. Edhe pse e respektuam në maksimum lockdownin dhe masat. Në hapjen e parē u infektuam unë, bashkëshortja dhe dy fëmijët tanë! Ata për fat të mirë gati asimptomatik ndërsa unë kam luftuar për pak ajër dhe kam patur dhimbje atipike.

Sigurisht që gjatë dhe pas kohës së trajtimit kam ndenjur i izoluar dhe larg kontaktit me të tjerët, duke dashur t’i mbroj ata nga një betejë e paparë dhe e pajetuar më parë! Një tmerr i vërtetë! Një pjesë e të afërmve dhe miqve e kuptuan seriozitetin, ndërsa një pjesë vazhduan me skepticismin, me ironizime, me teori komplotesh, e me tallje të tipit: “shumë paske frikë nga një virus i vogël!”, “Sa frikacak që qenke!” Etj.

Ka patur edhe raste që u ka mbetur hatri për shkeljen e traditave nga ana ime! Tani, në valën e dytë, kur kjo murtajë mori jetën e shumë njerëzve të njohur e të afërm, ka ende nga ata që nga inati që kanë bërë shumë “seminare” on line për pandeminë, vazhdojnë të shprehin dilemat e tyre.

Pasi e kalova betejën e rëndë, që kushedi se çfarë pasojash do ketë lënë sepse akoma nuk më është rikthyer bioritmi i mēparshëm, skeptikëve u thoja: Nuk të kushton asgjë të mbrosh veten dhe të tjerët, nëse nuk ka virus aq më mirë! Tē njëjtën ua them edhe tani,sidomos të ruhemi në këto muajt e fundit kur priten që të vijnë vaksina e kura!

 

Marrë nga profili i autorit në Facebook 

Të fundit