E premte, 17 Maj, 2024

SHËMTIA E SKULPTURAVE

Shkruan: Shkëlzen Maliqi 

Shëmtia e skulpturave publike, që nga ajo e Klintonit e deri te këto të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shpërfaqin shëmtinë e sistemit që mundëson ngritjen e tyre.

Duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte të ngritjes së tyre, që do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike nga idolatria arbitrare e mediokre.

Nuk mjaftojnë reagimet pasi që këto zaptime shëmtuese ndodhin. Publiku duhet të ketë të drejtën t’i heq ato, me peticione dhe padi. Jo duke larguar statujat e Klintonit, Adem Jasharit etj. por duke shpallur konkurse për zëvendësimin e tyre me vepra të artit publik dinjitoz dhe meritor.

 

Marrë nga profili i autorit në Facebook 

Të fundit