E premte, 17 Maj, 2024

PUBLIKOHET TRILERI I FILMIT “I TRETURI” (VIDEO)

Regjisori Arben Thaçi vjen me filmin e tij më të ri “I treturi”, një film që tashmë ka nisur rrugëtimin e vetë në festivalet vendore. Në trilerin e publikuar mund të shihen aktorët e mëdhenj shqiptar siç janë Sotoraq Bratko dhe Eva Alikaj. Premiera e filmit pritet të jepet gjatë muaj prill të vitit 2021. Filmi përfshinë periudhën e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe vjen përmes shumë dramave dhe një koloriti të jashtëzakonshëm protagonistësh.  

 

KDP

 

Aktorët të mëdhenj shqiptar si Sotiraq Bratko dhe Eva Alikaj shihen në trailerin dramatik të filmit më të ri ”I treturi” të regjisorit se skenaristit, Arben Thaçi. Filmi artistik është i metrazhit të gjatë dhe ka një kohëzgjatje prej 1 orë e 40 min.

Përveç protagonistëve të filmit, trajleri zbulon tre etapat e djaloshit Kejdi Ademi, si fëmijë, i rritur dhe si plak. Filmi synon të ngjallë reminishencën tonë për atë çfarë ka ndodhur, ndërkohë që kryeprotagonistin  herë-herë e gjejmë duke e fajësuar veten, por pendimi mbetet si ngushëllim i vetëm i gjithë periudhës që e ka karakterizuar jetën e tij të izoluar.

Regjisori thotë se ky film i ka marrë kohë afro tre vite që nga skenari e deri te realizimi. Është xhiruar në Maqedoni dhe Zvicër dhe ngërthen koloritin e tre stinëve. Filmi sipas Thaçit rrëfen historinë që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore, ndërsa filmi bazohen në romanin e Abdylazis Islamit “Të Treturit e Projanës”.

Filmi ”I treturi” sa po ka filluar rrugëtimin e tij në festivale vendore dhe ndërkombëtare dhe pritshmëritë janë të mëdha dhe premtuese.

Premiera e filmit për artadashësit dhe një audiencë më të gjerë do të jepet në prill të vitit 2021.

Të fundit