E premte, 26 Korrik, 2024

OPOZITARI SERB NË EKZIL: “PO PËRGATITET EDHE NJË SULM TERRORIST NDAJ KOSOVËS”

Boban Bogdanoviq, një ish- anëtar i Lëvizjes opozitare serbe të Qytetarëve të Lirë, ka kohë që ka fituar azil politik në një shtet të Perëndimit për shkak të ndjekjes nga ana regjimit në Beograd. Ai në një intervistë ekskluzive për EURONEWS, dhënë gazetarit të njohur Franko Egro, ka thënë se kishte paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare  për përgatitjen e “aktit terrorist i cili ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë”, por se pohimet e tij, fatkeqësisht nuk ishin kuptuar seriozisht: ”Unë kam alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, ndonëse askush nuk kishte kuptuar se pas kërkesave të mia që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste, dua të ju rikujtoj se në atë kohë Milan Radoiçiqi ishte edhe nënkryetar i saj, ishte në fakt thirrja për të kthyer vëmendjen ndaj aktit terrorist i cili kishte për të ndodhur. Fatkeqësisht kjo ndodhi dhe e pamë cilat ishin pasojat e tmerrshme për pjesëmarrësit e këtij sulmi terrorist dhe humbjet e jetës që pamë në atë kohë”- përcjell kdp.mk

FRANKO EGRO: Zoti Bogdanoviq pyetja ime e parë për ju është: cilat janë arsyet që ju keni parashtruar për të fituar azil politik diku në Perëndim?

BOGDANOVIQ: Siç dihet në audiencën e gjerë shqiptare dhe kosovare, por edhe serbe, unë në muajin nëntor të vitit të kaluar isha i detyruar të largohesha nga Serbia për arsye sigurie.  Ndër të tjera, Aleksandër Vulini dhe Millan Radoiçiqi kishin vendosur shpërblim per kokën time dhe vetëm falë fatit i kam shpëtuar një atentati. Tani jam jashtë kufijve të Serbisë. Jam në procedurë të marrjes së azilit politik. Por, duke iu falënderuar shteteve që kujdesën për sigurinë time, mua me të vërtetë më janë ofruar kushte maksimale dhe mbështetje maksimale nga Zvicra, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca dhe dua të falënderoj qeveritë e tyre që më të vërtetë në këtë moment më kanë siguruar jetën e dinjitetshme për një njeri.

  • Zoti Bogdanoviq, i kam ndjekur me kujdes reagimet tuaja në mediat sociale. Në njerin ndër më të fundit ju shkruani:”une arrita te shkaterroj plotesisht nje plan ushtarak te Serbise per te kryer nje tjeter sulm terrorist dhe agresion kunder Republikes se Kosoves fale edhe informacioneve qe me dhane burimet inteligjente për këte plan djallëzor të Vuçiqit. A mund të thoni dicka më shumë për këtë, ju lutem?

BOGDANOVIQ: Unë to të kthehem një vit pas, përafërsisht në kohën e njëjtë si tani, kur jetoja në Serbi dhe isha nën vëzhgimin e policisë sekrete serbe. Unë disa herë përmes platformës X, dua të rikujtoj shikuesit tuaj, pra, kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia ndalojë veprimin politik Listës Serbe në Kosovë dhe që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste. Shpresoja se këto apelet e mia do të nxisnin kërshërinë e shërbimeve sekrete që thjesht të pyesin vetën pse po kërkoj që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste. Në fakt, në një mënyrë të fshehtë, për të ruajtur sigurinë time, dhe njëkohësisht për ta penguar atë akt terrorist i cili ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë. Unë kam alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, ndonëse askush nuk kishte kuptuar se pas kërkesave të mia që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste, dua të ju rikujtoj se në atë kohë Milan Radoiçiqi ishte edhe nënkryetar i saj, ishte në fakt thirrja për të kthyer vëmendjen ndaj aktit terrorist i cili kishte për të ndodhur. Fatkeqësisht kjo ndodhi dhe e pamë cilat ishin pasojat e tmerrshme për pjesëmarrësit e këtij sulmi terrorist dhe humbjet e jetës që pamë në atë kohë. Dua të rikujtoj se isha ndër të parët që kisha thënë se pas këtij sulmi qëndron Gjenerali Mojsiloviq, Aleksandar Vuçiqi, Aleksandër Vulini, ndërsa kryes i sulmit është Milan Radoiçiqi. Pritej në atë kohë që …

  • Zoti Bogdanoviq doja t’ju beja nje tjeter pyetje-ne vijim te pergjigjes tuaj: bazuar ne ate cka sapo thate, a besoni se autoritet serbe po pergatisin nje tjeter sulm kunder Kosoves në të ardhmen e afert?

 BOGDANOVIQ: Po, në fakt për këtë doja edhe të bëja një hyrje më të gjatë, për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes tuaj. Përsëri kam marrë informata të cilat menjëherë i kam publikuar në rrjetin X drejtpërdrejtë dhe kam alarmuar publikun kosovar dhe bashkësinë ndërkombëtare se po përgatitet edhe një sulm terrorist ndaj Kosovës, i cili duhet të sinkronizohet me intervenimin ushtarak, konkretisht me agresionin rus ndaj Moldavisë. Ky operacion duhej të kishte ndodhur ose duhet të ndodhë përafërsisht në kohën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Pas kësaj kam thënë se do ndihem shumë i lumtur nëse ky postim i imi do të parandalojë një aksion të tillë. Shpresoj se këtë herë do ta marrin seriozisht dhe se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë gjithçka që të mos ndodh një tjeter akt terrorist në Kosovë. E kemi parë se ka ndodhur një herë. E shoh se edhe disa përfaqësues politik në Kosovë po ashtu kanë ngritur zërin se mund të ndodh eskalimi i konfliktit në veri të Kosovës. Detyra jonë është të parandalojmë këtë. Shpresoj se këto të dhëna informative që i kam siguruar vete dhe qe i kam publikuar kanë për të shkuar në atë drejtim që të pengohet ky lloj i konfliktit të armatosur në veri të Kosovës.

  • Zoti Bogdanoviq pyetja ime e radhes eshte: zoti Vuçiq, zoti Vulin, Radojçiqët dhe te gjithe te tjeret, qe sic thoni ju u perfshine ne sulmin terrorist ne Banjske, a nuk e moren mesimin, mesimin e duhur nga Kosova dhe komuniteti nderkombetar qe te pergatiten per te filluar nje tjeter sulm terrorist kunder Republikes se Kosoves?

BOGDANOVIQ: Përgjigja në pyetjen tuaj është shumë e thjeshtë. Nëse kjo ka ndodhur një herë dhe nëse kjo ka qenë më shumë një aksion sprove, me këtë Aleksandër Vuçiqi dhe kryesit e kësaj vepre terroriste ua kanë bërë me dije të gjithëve se Serbia kurdo që dëshiron dhe do mund ta përsëris këtë aksion. Kjo është thjesht kështu. Por, kemi parë shumë reagime të zbehta dhe shqetësuese të bashkësisë ndërkombëtare pas Banjskës, kisha thënë se është tejet thënë shqetësuese. E shoshim që ai i cili ishte zbatuesi i këtij aksioni, Millan Radoiçiqi, është pa pengesa, është në liri. Aktivitet e tij ekonomike dhe kriminale vazhdojnë. Ka munguar reagimi i duhur i Departamentit të Shtetit. Kemi parë një reagim të zbehtë nga Gabriell Eskobari, i cili me të vërtetë është një politikan i kompromentuar sepse ajo që është zbuluar nga mediumi londinez lidhur me përfshirjen e tij në korrupsion me pushtetin serb është më së e qartë. Kështu që, kur duhet të nxjerrim një konkluzion të përgjithshëm, ajo është se Aleksandër Vuçiqit i është lënë hapësira për të përsëritur atë që ka bërë më 24 shtator të vitit të kaluar.

  • Tani Serbia ka nje qeveri te re te drejtuar nga Millosh Vuçeviqi. Ne perberje te saj jane edhe dy ministra dhe me konkretisht Aleksander Vulin dhe Nenad Popoviq te cilet jane shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cili eshte, sipas opinionit tuaj, mesazhi qe Presidenti Vuçiq i dergon Perendimit nepermjet ketyre figurave brenda rradheve te qeverise se tij?

BOGDANOVIQ: Federata Ruse gjithmonë ka pasur ministrat e vetë në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Jo vetëm tani por me dekada në të kaluarën. Këta nuk janë vetëm Vulini. i cili ishte ishtë drejtor i policisë sekrete serbe, por qe ne fakt tani udhëheq policinë sekrete serbe ndonëse zyrtarisht nuk e ka këtë funksion. Pra, nuk është edhe vetem Popoviqi, i cili është njeri i Rusise. Dua të them nuk janë të vetmuar në këtë Qeveri, aty është edhe Ivica Daçiqi, e disa të tjerë, siç është ky Nenadi, ministri i ri i vjetër i shëndetësisë. Pra ne kemi një Qeveri të fortë pro-ruse. Unë madje këtë qeveri e kam emëruar si qeveri lufte për një arsye të thjeshtë, sepse kjo Qeveri ka për ta qeverisur Serbinë në periudhën kur do të zgjidhet çështja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sepse sipas të gjitha parametrave që mund të konkludojmë, është se do të vihet fokusi në veri të Kosovës dhe se Serbia ka për të bërë orvatje maksimale që veriu i Kosovës të jetë nën kontrollin e Serbise. Kështu që kjo se kemi dy zotërinj në këtë Qeveri me sanksione amerikane nuk do të thotë absolutisht asgjë. Fatkeqësisht është treguar se pozitat e Departamentit të Shtetit dhe në përgjithësi pozita e Amerikës në diskursin ndërkombëtar është krejt ndryshe krahasuar me 30 vjet më parë. Amerika thjesht ka probleme të jashtëzakonshme të brendshme të cilat kanë filluar me recesionin e vitit 2008. Ka probleme madhore të brendshme ekonomike. Ka një pozitë krejt tjetër seç kishte në vitet e ‘90-a. Fatkeqësisht të gjitha gjërat tregojnë se Vuçiqi është fuqizuar aq shumë sa që mban të gjitha dizgjinët në duart e tij dhe mendoj se para nesh është një pozitë tejet e vështirë për Ballkanin Perëndimor, e në veçanti  për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

  • Zoti Bogdanoviq si e vleresoni ju reagimin, reagimin zyrtar te Departamentit Amerikan te Shtetit pas emerimit apo me sakte pas betimit te qeverie se re te Serbise ne parlament. Fjala kyce qe ata perdoren ishte zhgenjim. Por doja qe t’ju pyesja direkt: do te influencojne keto emerime ne raportet ne te ardhmen e afert mes Republikes se Serbise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes?

 BOGDANOVIQ: Ajo që mund të konkludohet nga ekspozeja të cilin e lexoi kryeministri Vuçeviq, u pa që Serbia po kthehet në drejtim të marrëdhënieve më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, nuk mund të mos e komentojmë faktin që ambasadori Hill ishte prezent gjatë inaugurimit të Qeverisë së re dhe se me prezencën e tij i ka dhënë mbështetje Qeverisë serbe. Ndërsa, për shembull, nga ana tjetër keni inaugurimin e Vlladimir Putinit për kryetar shteti, me ç’rast shume vende, e ndër të tjera edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kishin përfaqësuesin e tyre. Ky është një mesazh i fuqishëm dhe Amerika ka dhënë një mesazh dhe i ka dërguar një mesazh Serbisë se dëshiron të avancojë marrëdhëniet me Serbinë dhe kjo disi edhe është puna e ambasadorit amerikan Hill. Në vitet e fundit pas nesh e shohim se ndikimi i Amerikës në Serbi është shumë më i fuqishëm dhe frikësohem se Aleksandër Vuçiqi ia ka dalë të nxirret nga një situatë shumë e rëndë politike në të cilën e kishte çuar Serbinë me politikën e tij. Frikësohem se tani ia ka dal të bëjë një baraspeshë ndërmjet interesave të Amerikës, interesave të Kinës dhe interesave të Serbisë e interesave të Rusisë. Kështu që kjo mbështetje e Departamentit të Shteti në Serbi është edhe një lloj mesazhi për Republikën e Kosovës dhe lidershipin e saj politik se kanë ndryshuar marrëdhëniet dhe se çdo zgjidhje e ardhshme për sa i përket statusit të Republikës së Kosovës dhe marrëdhënieve në të ardhmen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të jenë krejt ndryshe nga ajo çka janë mësuar politikanët në Kosovë. Do ta përfundoja me këtë, duke shtuar se edhe vet fakti rreth kësaj se fatkeqësisht Gabriell Eskobar ishte njeriu i Serbisë, ai që ka mbrojtur interesat e Serbisë. Kemi parë para atij edhe njeriun e Trampit, Grenellin, qe ka bërë të njëjtën. Mendoj se në të kaluarën dhe se Departamenti i Shtetit ka ndryshuar kurs ndaj Serbisë dhe frikohem se Vuçiqi do të dijë ta keqpërdor këtë në të ardhmen.

  • Zoti Bogdanoviq ju e shpjeguat ne detaje, por shumekush ne Kosove u surprizua nga reagimi i drejtuesve te Bashkimit Europian. Me konkretisht zoti Borrell duke folur per qeverine e re te Serbise u shpreh: “Urime kryeministrit te ri Milosh Vuçeviq. Une mezi pres te punoj me ju, me Ministrin e Jashtem Gjuriq dhe me qeverine e Serbise per ta çuar Serbine perpara drejt Bashkimit Europian”. Si e shpjegoni ju qendrimin e Bashkimit Europian ndaj qeverise se re dhe ndaj dy ministrave „non grata“ qe jane pjese e rendesishme e saj?

 BOGDANOVIQ: Siç e thash, thjesht, Aleksandër Vuçiqi ia ka dalë të bëjë disa gjëra të pamenduara kur flasim për diplomacinë. Këto urimet që kanë ardhur lidhur me inaugurimin e Qeverisë së re të Republikës së Serbisë, madje edhe nga vet zotëri Borrel, por edhe nga zyrtarë të tjerë evropian, janë të pritura. Kjo është thjesht një gjuhë diplomatikë e cila përdoret për të nxitur Qeverinë e ardhshme, në veçanti Qeverinë serbe që ka të bëjë me rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër kjo përsëri na flet për një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe ndaj çështjes, çështjeve të pazgjidhura që janë ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Ky fatkeqësisht është një mesazh shumë i qartë për Prishtinën zyrtare që thjesht, ajo qasja të cilën e ka Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ndaj detyrimeve të marra me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013 dhe 2015, pastaj me Marrëveshjen e Ohrit, pranimin e planit frëngo-gjerman, janë diçka të cilat i ka injoruar Qeveria e Albin Kurtit dhe mendoj se ky është një problem i cili mund të pershkallezohet. Por, shpresoj se nuk do të ndodhë. Prandaj, unë mendoj dhe konsideroj se Prishtina zyrtare duhet ta marrë seriozisht mbështetjen për Qeverinë e Serbisë që ka ardhur nga të gjitha anët, që të rishikojë qasjen e vet politike dhe të ndryshoj kursin diplomatik sepse kjo në çka po futet tani Republika e Kosovës, do ta ngrejë një paralele, natyrisht se nuk dua të bëjë një krahasim dhe nuk mund të krahasohen Millosheviqi dhe Albin Kurti. Por thjesht, kam ndjesinë se kryeministri i Kosovës po sillet si një adoleshent i lenduar kur e lë e dashura dhe pastaj nuk mundet dhe jep disa deklarata se është i ofenduar, se është i befasuar dhe pastaj kjo reflektohet në audiencën kosovare. Ajo me të cilën dua të përfundoj përgjigjën time në pyetjen tuaj, ky është një problem i cili mund të vërehet dhe të cilin e kanë vërejtur disa politikanë në Kosovë. Kjo është se fatkeqësisht politika kosovare, kam një ndjesi për politikën kosovare si të ishte në një robëri borxhi ndaj Amerikës.

  • Zoti Bogdanoviq, doja t’ju beja nje pyetje lidhur me nje tjeter aleat te rendesishem te Republikes se Serbise. Presidenti i Republikes se Kines e vizitoi se fundi Beogradin ndaj doja te dija nga ju: cila eshte rendesia e kesaj marrdhenieje dhe a i prek ajo marrdheniet mes Serbise dhe Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian; pra kam parasysh ketu Perendimin ?

BOGDANOVIQ: Para se të vinte Xi në Beograd, ai kishte biseda shumë serioze dhe të zgjatura me presidentin Makron. Ajo që paraqet problem madhor për Evropën është një deficit jashtëzakonisht i madh tregtar me Kinën. Thjesht, ardhjen e Xi në Serbi e shikoj nga një këndvështrim krejt tjetër. Pra, disa ditë para ardhjes së tij, unë jam marrë me analiza të mediave kineze dhe aty një vëmendje tepër e madhe i është dhënë vizitës të tij në Beograd dhe Hungari; pra në median kineze. Kina me të vërtetë ka një qasje të respektueshme ndaj Serbisë dhe këtë e ka dëshmuar vizita e këtij zyrtari kinez në Beograd. Nuk besoj se do të krijoje marrëdhënie të këqija ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi parë një distancim shumë të zbehtë të Departamentit të Shtetit përsa i përket çështjes së vizitës të Xi në Serbi. Ka munguar komenti i Departamentit të Shtetit lidhur me takimin me Makronin dhe Xi dhe po ashtu do të mungojë komenti lidhur me vizitën me Orbanin, takimin ndërmjet Orbanit dhe Xi. Konsideroj se këtu thjesht demonstrohet fuqia, e cila me të vërtetë në këtë moment, edhe në Këshillin e Sigurimit edhe ekonomikisht, i jep mbështetje të fuqishme regjimit të Vuçiqit. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe që mund ta them ekskluzivisht për Euronews është edhe fakti se në takimin ndërmjet Xi dhe Vuçiqit është  rene dakord per ndihma nga Kina. Serbia në te ardhmen do të dëshirojë të shkëpusë marrëdhëniet kontraktuale me Rio Tinton, qe do merrej me gërmimin dhe shfrytezimit te litiumit nga Serbia. Vuçiqi ka marrë premtimin e Xi që Kina do ta mbështesë financiarisht që të paguhet ky dëmshpërblim për Rio Tinton. Ky pra është një mesazh i qartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që madje edhe për sa i përket litiumit ka për të ndodhur rishpërndarja dhe është e qartë se Serbia do të lejojë nxjerrjen e litiumit, sepse, siç e dini 70%, në fakt më shumë se 70% e rezervave botërore të litiumit janë në Serbi dhe ky në fakt është ajo karta e artë në duart e Vuçiqit dhe me këtë ai do beje tregti dhe dhe do kerkoje aneksimin e veriut të Kosovës. Kjo, sipas mendimit tim do të jetë shumë e vështirë për tu mbrojtur.

  • Doja tju beja nje pyetje te rendesishme dhe te drejtperdrejte: ndoqa nje konference shtypi te zotit Gabriel Eskobar ku ai foli per marrdheniet mes Kosoves dhe Serbise dhe sigurisht qe ishte i pakenaqur me faktin se si Marreveshja e Brukselit edhe Aneksi i Ohrit nuk u implementuan nga asnjera pale. Po keshtu duket se edhe Miroslav Lajcak do ta mbylle misionin e ndermjetesit pa ndonje sukses. Pyetja ime per ju eshte: si duhet ta trajtoje Perendimi dialogun mes Kosoves dhe Serbise per te qene i suksesshem?

BOGDANOVIQ: Pyetje shumë më vend. Deklaratat e Eskobarit dhe Lajçakut janë në një vijë me atë çka kanë bërë ata. Ajo që ka bërë Gabriel Eskobar, roli i tij në fund ka mundësuar një gjë të pamenduar. Kjo është që të bashkohen mediat serbe nën kontroll të Aleksandër Vuçiqit dhe mediat opozitare në Kosovë, në mbrojtjen e integritetin e tij për shkak të asaj të cilën e kishte zbuluar Vudi Xhymshiti në gazetarinë hulumtuese. Pra, ajo që e shoh si problem madhor është që Qeveria e Albin Kurtit thjesht nuk ia ka dalë t’i përgjigjet kërkesave, gjegjësisht atyre që ishin të parapara me Marrëveshjen Brukselit dhe të tjerëve, dhe ky refuzim i themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që është në nivel të një organizate joqeveritare, frikësohem se do ta kushtojë shtrenjtë Republikën e Kosovës në të ardhmen. Nga ana tjetër, mendoj se ky është një lloj mesazhi për qytetarët e Kosovës që ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të cilat shpresoj se do të vijnë dhe se këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet kyçe në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në të ardhmen. Ajo që më brengos disi mua është se me zëvendësimin e këtyre negociatorëve, Lajçakut, dhe largimin e Eskobarit dhe ardhjen e Pahorit, mendoj se këtu do të hapën propozime të reja, gjegjësisht do të kthehet propozimi i mëhershëm, e ky është propozimi i ndarjes së Kosovës. Për sa i përket kësaj, sado që të jetë e vështirë ta dëgjoj kryeministri Kurti këtë nga goja ime, por atë e konsideroj si shumë përgjegjës pse Republika e Kosovës gjendet në këtë situatë të vështirë politike. Dhe mendoj se nuk ka humbur gjithçka sepse në Republikën e Kosovës ka politikan, madje kisha thënë edhe 3 politikane për të cilat mendoj se janë të afta të marrin përgjegjësinë dhe të provojnë të rikthejnë pozitat e Kosovës, të cilat ishin shumë më të mira seç ishin deri me tani. Natyrisht nuk do t’i përmend me emër ato që të mos duket se mbështes politikanët në Kosovë. Edhe në deklaratat e mëparshme gjithmonë kam thënë se do të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës e cila është e gatshme të ruajë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe të avancojë marrëdhëniet me Serbinë me qellim të krijimit të një ardhme më të mirë për popujt tanë.

  • Duke qene se po i afrohemi fundit te kesaj bisede, Zoti Bogdanoviq doja qe t’ju beja edhe dy pyetje te shkurtera: e para cili eshte roli i Federates Ruse brenda jetes politike dhe te sistemit te sigurise te Republikes se Serbise. Sa te forta jane ato dhe çfarë lloj raportesh kanë mes tyre?

BOGDANOVIQ: Shikoni, shërbimet ushtarake dhe të sigurisë në Serbi dhe policia sekrete janë në kontroll të plotë të GRU-së dhe FSB-së ruse. Kështu që, është e qartë se ndikimi i Rusisë në Serbi është kolosal. Këtë e kemi parë edhe me rastin  e inaugurimit të kësaj Qeverie dhe ky ndikim do vazhdojë të jetë i madh, i cili do të forcohet çdo herë e më shumë dhe ky është problemi ndaj të cilit Departamenti i Shteti dhe Bashkësia Evropiane nuk kanë përgjigje. Ajo që vlen të theksohet është se shohim se edhe pozita e Ukrainës është çdo herë e më e rëndë, që Rusia po e mposht Ukrainën, fatkeqësisht. Është vetëm çështje momenti kohe kur do të bëhet armëpushimi me një marrëveshje. Ajo që duhet veçuar është se ka ndryshuar gjeopolitika. Thjesht, qeveritë e afta dhe kryeministrat e aftë duhet t’i përshtaten shpejt situatave të caktuara sepse nëse nuk ia dilni të bëni lëvizjen e duhur në kohën e duhur ju e humbni pozitën dhe është shumë e vështirë të ktheheni në pozitat që kishit. Kam përcjellë mediat në Kosovë të cilat kanë raportuar dhe të cilat edhe në ditët e sotme raportojnë për këtë ndikim rus dhe nga kjo vetëm mund të konkludoj dhe mund të konkludohet një mllef i arsyetuar pse është lejuar që Rusia të ketë ndikim të tillë në Serbi. Por, do ta përfundoj, kjo vetëm dëshmon që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Evropës nuk mund t’i përgjigjen kësaj siç mund ta bënin para 30 vitesh.

  • Dhe pyetja ime e fundit, duket sikur Asambleja e Kombeve te Bashkuara do te caktojë 11 korrikun si Ditën Përkujtimore të Genocidit serb ne Srebrenice ne Bosnje Hercegovine. Reagimi i autoriteteve zyrtare serbe ka qene tej mase agresiv ne nje kohe qe ky krim eshte kryer ne kohen e Milosheviqit; si e shpjegoni ju kete reagim agresiv te politikaneve të tanishëm në Beograd?

BOGDANOVIQ: Epo, fatkeqësisht rryma e fuqishme nacionaliste edhe në ditët e sotme e udhëheq Serbinë. Serbia është gjithçka tjetër përveç një vend pro-evropian. Ne nuk guxojmë të harrojmë faktin se në këto krime që janë kryer në Srebrenicë, e më vonë edhe në krimet e kryera në Kosovë, se Aleksandër Vuçiqi në fakt ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i këtyre krimeve. Vetëm dua tua rikujtoj se gjenocidi në Srebrenicë ka ndodhur në periudhën nga 11 korriku deri më 22 korrik të vitit 1995. Më 20 korrik 1995 Aleksandër Vuçiqi nga foltorja e Kuvendit kishte bërë thirrje të vriteshin myslimanët. Ai, me atë rast kishte thënë për një serb 100 myslimanë. Çka ka bërë në fakt ai atëherë? Ai ka dhënë mbështetjen për vrasjet, gjenocidin i cili në atë moment po bëhej në Srebrenicë. Pas 4 vjetësh ai ka qenë ministër për informim në Qeveri, ministër për informim i Sllobodan MIllosheviqit i cili bënte pastrimin etnik të Kosovës, njësitet paraushtarake të të cilit, si dhe pjesëmarrësit nga pala serbe në përgjithësi, kishin bërë krime te tmerrshme dhe vetëm falë intervenimit të paktit të NATO-së ishte parandaluar një gjenocid. Aleksandër Vuçiq ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në këtë dhe kur keni kësi dhe këtë lloj të shpërthimit të tërbimit, sepse unë kështu e vlerësoj, kryesia politike serbe mundohet ta etiketojë miratimin e kësaj Rezolute si përgjegjësi kolektive të popullit serb, ndërsa në fakt mundohen të pastrojnë gjakun nga duart e tyre. Kështu që shpresoj se do të miratohet Rezoluta dhe se me të vërtetë ka për të ndihmuar që paqja ndërmjet popullit serb dhe boshnjak, duke qenë se këtë gjenocid nuk e ka kryer populli serb, këtë gjenocid e kanë kryer Ratko Mlladiqi, Slobodan Milosheviqi, Aleksandar Vuçiqi dhe të gjithë të tjerët që kanë marrë pjesë në këtë gjenocid ndaj popullit boshnjak. Franko, ajo që do doja ta thosha për fund, e që nuk ka të bëjë me përgjigjen për pyetjen tuaj është se më vjen shumë keq që Republika e Kosovës nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, që është hequr nga rendi i ditës për votim pas një jave. Konsideroj se ky është një mesazh i qartë i bashkësisë evropiane se duhet të kemi ndryshime në Republikën e Kosovës që Kosova të mund të vazhdojë tutje./euronews.al/

 

Të fundit