E premte, 10 Maj, 2024

RREZIKU SEIZMIK NË MAQEDONINË E VERIUT

Shkruan: Imer Idrizi

Duke u bazuar në të dhënat statistikore që kanë dalë nga llogaritjet, nga pasojat natyrore e katastrofale në nivel të shteteve edhe në Maqedoninë e Veriut pas tërmetit 1963, rritet nevoja e shtimit të fondeve dhe sigurimit të investimeve nga pasojat katastrofale të tërmeteve.

Menaxhmenti i interdiciplinar dhe përgatitja në rast katastrofe është një koncept i ri që mundëson në mënyrë efikase të kalohen efektet e pritura destructive nga katastrofat elementare. Tradicionalisht pas çdo ndodhie apo ngjarje elementare të përmasave më të gjëra janë trajtuar pas goditjes së katastrofave.

Pas tërmetit të Shkupit (1963) filloi ndihma solidare për popullsinë dhe ekonominë në zonat e prekura nga tërmeti. Në kuadër të kornizës ekonomike dhe ndryshimeve shoqërore – ekonomike në vend janë përcaktuar edhe themelet bazë të së cilës do ndërtohet shoqëria.
Prona private, tregu i lirë, konkurrenca si dhe efiksiteti ekonomik, i definojnë kornizat e reja, për principet, normat dhe ligjet që i aplikojnë për mbrojtje të detyrueshme ligjore sizmike.

Pasi në terrritorin e Maqedonisë Veriut ekziston një shkallë diskontinuitetit në mes vlerave të krijuara dhe ksuhteve natyrore të siizmitetit e cila rëndë mund të rregullohet me zgjedhje dhe zbatim të skemave zhvillimore, pasi zonat më të mëdha urbane janë kontraverse edhe me trendin e zhvillimit, që janë në konflikt me faktorin natyror sizmik, mund të kryhet vetëm me zbatimin e masave adekuate –teknike dhe masat e arsyeshme ekonomike.

Në hapësirat ku perveç efektit të dridhjeve sizmike ekziston edhe potencial që nënshtrohen edhe efekteve kolaterale të rezikut, është e patjetërsueshme të bëhet rajonizimi i detajuar dhe mikro-rajonizimi, si bazë e interpretimit integral të reziqeve si dhe impelmentimi i masave mbrojtësë gjatë procesit të planifikimit hapësinorë rajonal, general dhe planifikimit të detajuar urbanistik. Regjione dhe zona të këtij tipi janë: ultësira e Shkupit, ultësira e Pellagonisë, Bregu i Liqenit të Ohrit dhe Dojranit, ultësira e Vallandovës, ultësira e Strumincës dhe Ultësira e Koçanit si dhe zona tjera pëereth brigjeve të lumenjve të ndërtuara nga depozitimet e reja aluviale sic janë regjionet e Ovçepoles, regjioni Shkup-Kumanovë, Tikvesh, regjionet Dellçevë, Berovë dhe përeth Vardarit, pjesa juglindore, regjioni Dibër, Ohër dhe Kratovë.

 

Autori është magjistër i gjeologjisë 

 

 

Të fundit