E hënë, 20 Maj, 2024

XHAFERI NË 100 DITË QEVERI: ZBATUAM ZGJEDHJE EVROPIANE, PARA QEVERISË SË RE ËSHTË RRUGË E EUROINTEGRIMEVE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mbajti konferencë për shtyp  në të cilën foli për punën në 100 ditët e kaluara, nga zgjedhja e tij për Kryeministër dhe formimi i Qeverisë, me obligim parësor ti organizojë dhe zbatojë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në shtet.

“U obligova para qytetarëve se do të mundësojmë shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Dhe këtë obligim prioritar, që është besuar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, edhe unë si Kryeministër, edhe Qeveria, e kemi përmbushur në përpikëri”, tha Xhaferi.

Ai tha ke kanë zbatuar zgjedhje evropiane, në procese zgjedhore të lira, të qeta, korrekte dhe demokratike në të dy ciklet zgjedhore. “Zgjedhje që do të përmenden për atë se si mundet dhe si duhet të punojë në interes të qytetarëve edhe shteti. Me këtë, me të drejtë mund të vlerësoj se kontribuuam në sjelljen evropiane të vendit, i cili synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Konfirmim për fjalët e mia janë edhe urimet dhe shprehjet e respektit nga partnerët tanë evropianë”.

Nëse kapacitetet evropiane dhe demokratike të një qeverie mund të vlerësohen nga diçka – atëherë kjo janë zgjedhjet. Dhe me këtë rast, shpreh mirënjohjen time si për institucionet ashtu edhe për qytetarët, sepse ata ishin në krye të detyrës dhe kontribuuan ndaj angazhimeve tona të sinqerta – që shteti të përparojë sipas vlerave evropiane”, theksoi Xhaferi.

Të fundit