E hënë, 20 Maj, 2024

INFOGRAFIKË / KUSH SI VOTOI PËR RAPORTIN E DICK MARTIT?

Autor: Lorik Idrizi 

Duke u nisur nga pretendimet e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të raportit të politikanit zviceran Dick Marty, procesi gjyqësor nga instancat ndërkombëtare të zhvendoset në ato nacionale në Kosovë.

KDP ju sjell infografikën me të dhëna që rikujtojnë miratimin e raportit të Martit nga ana e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ky raport, ku pretendohen krimet e luftës së kryera nga UÇK, u aprovua me shumicë votash në Këshillin e Evropës (KE), një strukturë jashtë që nuk ka lidhje me BE-në sepse aty bëjnë pjesë të gjitha vendet që prekin në kontinentin Evropian, përfshirë këtu edhe Rusinë.

Në vitin 2016 themelohen Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS), si gjykatë në kuadër të shtetit të Kosovës e cila u përgjigjet instancave më të larta të këtij vendi.
Kjo gjykatë u ngrit mbi pajtimin e autoriteteve të Kosovës, të cilët kishin rënë dakord me BE-në për modalitetet e trajtimit të akuzave serioze për krime lufte të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.

Puna e parë e tyre ishte aktakuza me dhjetë pika, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Dyshja komanduese e UÇK-së, bashkë me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, janë në Hagë ku gjykohen për dyshimet e ngritura nga Prokuroria. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Por, deri më tani janë arrestuar tre ish-pjesëtarë të UÇk-së – Nasim Haradinaj, Salih Mustafa dhe Hysni Gucati – që të tre pjesë e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL).

Ndryshe, Tribunali ndërkombëtar i Hagës, deri para themelimit të ZPS dhe DHSK, ka ngritur padi kundër 5 udhëheqësve politik-ushtarak të shqiptarëve etnik të Kosovës. Drejtuesit e UÇK-së Fatmir Limaj, Haradin Bala, Isak Musliu dhe Agim Murtezi janë paditur për krime kundër njerëzimit dhe janë arrestuar në shkurt të vitit 2003. Në mars të vitit 2005 gjykata ngriti padi ndaj kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili akuzohej për krime lufte kundër serbëve gjatë kohës kur kishte qenë komandant i UÇK-së. Në dhjetor të vitit 2012 të gjithë luftëtarët e UÇK-së u liruan nga të gjitha akuzat.

 

 

Të fundit