E diel, 12 Maj, 2024

Haradinaj zbulon skenarin: Mund t’ja lëmë sërish Presidentin PDK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se zgjedhja e Presidentit të ri do jetë sifdë e fortë. Në një intervistë në RTV Dukagjini, ai tha se qeveria do të vazhdojë detyrën siç është deri në pranverë kur edhe mbaron mandati i Thaçit.

“Jetëgjatësia e kësaj qeveria varet edhe nga mandati i presidentit. Nëse ka befasi dhe konfirmohen aktakuzat neve na duhet kuorumi për ta zgjedhur presidentin. Një qeveri më e madhe me më shumë votë shqiptare është në interes të Kosovës. Nëse PDK dëshiron të japë kontributin e vet mund të bashkëpunojmë” – tha kreu i AAK-së.

Ai thotë se çështja e presidentit ndikon direkt në formulat e ardhshme qeverisëse.

“Nuk është lehtë të bëhen 2/3 e kuorumit. Nuk besoj se në këtë kohë krizash duhet të mbyllen dyert edhe për Vetëvendosjen. Duhet të gjendjet një formulë për qeveri gjithë nacionale. Edhe dialogu është shumë i rëndësishme”, – tha Haradinaj.

Të fundit