E diel, 27 Prill, 2025

KATIMERINI: AMBASADORJA GREKE LËSHOI SEANCËN INAUGURUESE TË SILJANOVSKA-DAFKOVËS

Gordana Siljanovska u inaugurua si presidente e Maqedonisë së Veriut në një seancë parlamentare, ku ajo iu referua vendit si “Maqedonia”, duke u larguar nga përcaktimi zyrtar “Maqedonia e Veriut”, shkruan gazeta greke Katimerini, përcjell KDP.

Ambasadorja greke Sofia Philippidou u largua nga seanca në shenjë proteste, në përputhje me direktivën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis kishte paralajmëruar më parë Shkupin paszgjedhor që të mbështeste Marrëveshjen e Prespës.

Në ceremoni mungonin liderët e Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, ndryshe nga pjesëmarrja e mëparshme e presidentit bullgar Rumen Radev. Këto vende pretenduan se nuk kishin marrë ftesa në kohë.

Të fundit