Italia bëri të ditur të premten se 969 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 9,134 numrin total të viktimave në këtë vend.
Autoritetet shëndetësore njoftuan edhe për 4,401 raste të reja të të infektuarve.
Shifra e çon në 66,414 numrin e të infektuarve të konfirmuar.
Ky besohet të jetë numri më i madh i viktimave në një ditë që ka përjetuar ndonjë vend i prekur nga pandemia.
Italia ka numrin më të madh të të vdekurve në botë; pas saj vijnë Spanja dhe Kina.
Të enjten, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën – vendin e origjnës së koronavirusit – me numrin e të infektuarve.