E shtunë, 5 Tetor, 2024

PRESIDENTI SERB: “ZAJEDNICA” KUSHT PËR IMPLEMENTIMIN E MARRËVESHJES SË OHRIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se parakusht për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit është që Kosova të formojë “Bashkësinë e Komunave Serbe me kompetenca thelbësore”, duke lënë të kuptohet se në të kundërtën, pa këtë, nuk do të ketë përparim.”Nuk ka lojë rreth kësaj. Keni për ta përmbushur këtë dhe vetëm pasi ta keni përmbushur, atëherë ne do ta plotësojmë pjesën tonë” të Marrëveshjes,- citon kdp.mk  Presidentin serb:

“Serbia do të përmbush atë që ka thënë se ka për ta përmbushur, por Serbia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë, institucionet e specializuara të Kombeve të Bashkuara. Për këtë kam informuar qartë të gjithë ata të cilët marrin pjesë në negociata, edhe palën tjetër, edhe Borrellin, edhe Lajçakun, edhe Sholcin, edhe Makronin, edhe Blinkenin, edhe të gjithë në rruzullin tokësor me të cilët kemi biseduar. Mirëpo, po ashtu kam thënë edhe një gjë, për shkak se po shoh se, do të thosha, ai truk politik po përvijohet gjithandej, se është e rëndësishme që shqiptarët të nisin në proces, të fillojnë procesin e formimit, po eshikoj këtë në të gjitha mediumet, natyrisht nuk po flas për z. Billstroms, të nisin procesin e formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, mbase Serbia duhet menjëherë të përmbushë gjithçka që atyre u bie ndërmend, Jo! Gjërat shkojnë kështu: Sot mbushen dhjetë vjet nga miratimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ju e formonin Bashkësinë e Komunave Serbe me autorizime thelbësore. Kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, sikurse e ka mbajtur edhe pas Marrëveshjes së Brukselit, do të mbajë edhe në të ardhmen, dhe Serbia do ta përmbushë pjesën e punës së saj,” – ka deklaruar të mërkurën presidenti serb Vuçiq.

Ai i bëri këto komente pas bisedës me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billströms. Ky i fundit, tha se Suedia si kryesuese e radhës e BE-së, e ka pozicionuar lartë Ballkanin Perëndimor në agjendën e saj. Kryediplomati suedez e cilësoi si historike Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Presim që të gjitha dipozitat e Marrëveshjes dhe të Aneksit të implementohetn menjëherë,”– tha ai, duke nënvlzuar se kur është fjala për luftën në Ukrainë, Serbia duhet të harmonizohet plotësisht me BE-në karshi Rusisë./kdp.mk/

Të fundit