E shtunë, 12 Tetor, 2024

Koronavirusi, Spanja vendosi të shpall izolimin kombëtar

Qeveria spanjolle është e gatshme të deklarojë një mbyllje kombëtare 15-ditore, të hënën për të luftuar koronavirusin, transmeton KDP.

Sipas dekretit që po finalizohej, njerëzit do të lejoheshin të dilnin vetëm për raste urgjente, për të blerë ushqim ose për punë.

Me 191 vdekje dhe 6,046 infeksione, Spanja është vendi më i goditur në Evropë pas Italisë, i cili deklaroi një bllokim mbarëkombëtar të hënën.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që Evropa tani ishte “epiqendra” e pandemisë.

-Italia ka parë 1.266 vdekje dhe 17.660 infeksione.

Drejtori i Përgjithshëm Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të përdorin masa agresive, mobilizim të komunitetit dhe distancim social për të shpëtuar jetë.Disa vende evropiane kanë raportuar rritje të mëdha të infeksioneve dhe vdekjeve ditët e fundit.

Si është situata në Spanjë?

Kryeministri Pedro Sánchez ka diskutuar masat e urgjencës në një takim të kabinetit të tij në Madrid. Kufizimet pritet të hyjnë në fuqi në orën 08:00 (07:00 GMT) të hënën. I gjithë transporti publik do të pezullohet bashkëme operatorët e linjës ajrore, trenave, autobusëve dhe anijeve,raporton agjensia e lajmeve Reuter. Ministria e brendshme do të kontrollojë të gjitha forcat e policisë, përfshirë ato në nivelin lokal dhe rajonal. Duke shtuar dramën, zëvendëskryeministri Pablo Iglesias theu karantinën e tij hyri në kontakt me një koleg të infektuar, për të marrë pjesë në bisedimet e së shtunës.

Nuk kishte qenë e mundur që zoti Iglesias, i cili rezultoi negativ me virusin, të marrë pjesë në takim pa miratimin e qeverisë dhe prania e tij ishte pajtim me qeverinë pasi u morën masat sanitare, thanë burimet qeveritare për agjencinë e lajmeve EFE.

Dy ministra të tjerë që janë të sëmurë me koronavirus, Irene Montero dhe Carolina Darias, nuk morën pjesë.

Kjo do të jetë gjendja e dytë e jashtëzakonshme në vend që prej fillimit të tranzicionit në demokraci në 1975, i pari ishte një grevë e kontrolluesve të trafikut ajror të vitit 2010.Disa masa janë zbatuar tashmë në nivelin lokal. Autoritetet në Madrid dhe zonën përreth tij kanë urdhëruar mbylljen e shumicës së bareve, restoranteve dhe dyqaneve, raporton BBC.

Përktheu dhe përshtati KDP

Të fundit