E shtunë, 27 Prill, 2024

GJASHTË PERSONA BESOHET SE KANË VDEKUR NGA SHEMBJA E URËS NË SHBA

Gjashtë persona, që janë të zhdukur, konsiderohen se kanë vdekur pasi një anije mallrash u përplas me një urë të madhe në Baltimor, duke shkaktuar shembjen e saj.

Disa vetura ranë në lumë gjatë shembjes së urës.

Ekipi i anijes së mallrave lëshoi një alarm disa çaste para se të përplasej me urën Francis Scott Key, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Merillendit.

Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë.

Me anijen që ishte nisur drejt urës “me një shpejtësi shumë, shumë të madhe”, autoritetet kishin mjaftueshëm kohë që të ndalonin makinat e tjera të kalonin mbi urë, tha guvernatori Wes Moore.

Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar shumë. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina.

Disa makina përfunduan në ujë, por autoritetet thanë se besojnë se në to nuk kishte njerëz.

Policia tha se kishte pranuar informatën nga anija se kishte humbur kontrollin e drejtimit të saj dhe u kërkuan policisë që të ndalnin trafikun.

Një zyrtar policor, që ndali trafikun, u nis drejt urës për të njoftuar edhe ekipin e ndërtimit, por disa sekonda më vonë ai u njoftua përmes radiolidhjes nga një koleg i tij se ura ishte shembur krejtësisht.

Nga viti 1960 deri më 2015, 35 ura të mëdha janë shembur në botë për shkak të përplasjes së anijeve, sipas Shoqatës Botërore të Infrastrukturës të Transportit Ujor./REL/

Të fundit