E mërkurë, 15 Maj, 2024

SONDAZHET KANË ROL TË VEÇANTË NË HAPJEN E DEBATIT PUBLIK

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, të cilat pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, Instituti për Kërkime Politike (IPIS) ka zhvilluar një sondazh për RTM1, që tregon një avantazh të dyfishtë për partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në krahasim me LSDM-në. Kurse në kampin politik shqiptar, sondazhi e nxjerr BDI-në dhe Bujar Osmanin fitues. Ndërkohë, një sondazh i publikuar më parë në rrjetet sociale, i atribuuar IPIS-it, u konfirmua si i falsifikuar nga vetë drejtori i këtij institutit, Vladimir Bozhinovski. Analistët politikë theksojnë rëndësinë e sondazheve të opinionit publik në prag të zgjedhjeve, por vërejnë se financimi nga partitë politike mund të ndikojë në objektivitetin e tyre. Sipas tyre, ndërkohë do të ketë dinamika të reja dhe sa më afër zgjedhjeve sondazhet mund të jenë më të sakta.

Shkruan: Enis Shaqiri

Në pritje të fillimit zyrtar të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Instituti për Kërkime Politike (IPIS), për nevojat e RTM1 zhvilloj anketë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj.

Sipas anketës së IPIS mund të vërehet se partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në krahasim me LSDM-në do të kishte përparësi të dyfishtë në numrin e mandateve parlamentare.

Kurse për garën presidenciale, dallimi në rejting ndërmjet kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova dhe kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski është rritur për 1,45% për një muaj dhe nga 8,75% në shkurt, tani arrin në 10,20%.

Në pyetjen “Për kë do të votoni në zgjedhjet e ardhshme presidenciale?” 24,6% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për profesoreshën Gordana Siljanoska Davkova, ndërsa 14,4% janë deklaruar për presidentin aktual Stevo Pendarovski.

Kurse në kampin politik shqiptar, për kandidatin presidencial të BDI-së Bujar Osmani
7.0% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë, Taravarin e opozitës së bashkuar në “VLEN ” me 5.7%, ndërsa Biljana Vankovskan me 3.5%.

Analistët politikë vlerësojnë se sondazhet e opinionit publik  marrin një rëndësi të veçantë me afrimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, duke u bërë pikë kyçe në debatet publike. Ata theksojnë se shpesh herë, institucionet dhe agjencitë që pretendojnë të ofrojnë  interpretime autentik të opinionit publik, janë të financuara nga partitë politike. Megjithatë, ata janë të mendimit se pavarësisht nga disa raste të mëparshme ku sondazhet nuk kanë pasqyruar saktësisht rezultatet zgjedhore, roli i tyre mbetet i rëndësishëm.

Mehmeti: Riformatimi i skenës politike i bën sondazhet më të vështira

Njohësi i çështjeve politike, Ibrahim Mehmeti, për KDP.MK, shprehet se në këto cikle zgjedhore, para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, veçantia e sondazheve  qëndron në riformatimin e skenës politike në vend. Sipas tij, ky riformatim bën që matjet e disponimit publik të ngjallin më shumë pyetje se zakonisht lidhur me atë se sa janë të sakta rejtingjet e publikuara.

Sidomos në kampin politik shqiptarë ku policentrizmi i zakonshëm partiak u shndërrua në dy blloqe të cilat do të masin forcën përballë njëri-tjetrit”, thotë ai.
Mehmeti vlerëson se në rastin e Maqedonisë shumë herë është dëshmuar se qytetarët e anketuar nuk e”zbulojnë” preferencën e tyre deri në prag të zgjedhjeve, gjë që prognozat i bën edhe më të vështira.

Por, sidoqoftë, nga anketat e publikuara del se në kampin politik maqedonas diferenca është më e qartë dhe shkon në favor të opozitës, ndërkohë që në kampin politik shqiptar raporti i forcave ndërmjet dy blloqeve është relativisht i barabartë, me një epërsi të caktuar për partinë në pushtet, diferenca eventuale pritet të ndodhë në ditët në vijim, sidomos me fillimin e fushatës”, thotë Mehmeti.

Sondazhe të rreme?

Ndryshe, javë më parë, në rrjetet sociale u publikua një sondazh e që burim reference kishte institutin e lartëpërmendur (IPIS).

Megjithatë, sondazhi i publikuar, doli të të jetë i falsifikuar, konkretisht, i rremë. E këtë e konfirmoi edhe vetë drejtori i këtij Instituti, Vladimir Bozhinovski.

Anketa e parafundit të cilën drejtori i Institutit për Kërkime Politike – IPIS, Vladimir Bozhinovski e cilësoj si të falsifikuar

Është shpërndarë një sondazh i rremë për të cilin thuhet se e kemi bërë ne dhe i njëjti është shpërndarë nëpër disa portale. Po shpërndahet vetëm në mediat shqiptare online dhe thirren nga një përmbajtje inekzistente nga Wikipedia”, ka thënë Bozhinovski.

Ruzhin: Trendet dihen, sondazhet të specifikojnë dallimin

Në anën tjetër, analisti dhe ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin, është i mendimit se ndonjëherë, matjet e opinionit publik nga agjencitë dhe institutet e sondazheve janë të tepruara, dhe subjektive, për arsyje siç argumenton: “shpesh dinë të  financohen edhe nga parti të ndryshme politike”.

 

Një numër i madh i partive politike shpresojnë se në këtë mënyrë përmes mediave,  agjencive apo instituteve të caktuara do të mbledhin edhe disa vota më shumë në zgjedhje. Domethënë, në këtë rast përdoren institucionet, pra këto për matjen e opinionit publik, si pjesë e parafushatës, ndoshta edhe në fushatë. Të gjithë e dimë trendin e përgjithshëm që në këtë moment pushteti, respektivisht partitë në pushtet, nuk janë shumë popullore, dhe kjo është e kuptueshme, sepse gjatësia e mandatit është e kundërt me vlerësimin, pra, në përpjesëtim të zhdrejtë te rejtingu i partive politike, pasi populli kurdo që ka një problem fajin e hedh tek shteti. Merrni çështjen e pasaportave. Çdo parti politike që do të ishte në pushtet, do të ishte në situatë të njëjtë. Dhe arsyja është e thjeshtë, jemi shtet i paorganizuar”, thotë ai.

Ruzhin pohon se është e njohur prej kohësh se opozita ka avantazh në kampin politik maqedonas.

Nuk ka nevojë të matet opinioni publik për të arritur në këtë përfundim. Ne të gjithë dimë se kjo është e vërtetë, pasi pushteti ka bërë një numër të madh gabimesh. Nga ana tjetër, është më e rëndësishmja të përcaktohet se sa është dallimi dhe çfarë do të përfaqësojë ky dallim në zgjedhje. Pra, jo vetëm të përcaktohet se kush është në avantazh, por edhe të specifikohen me saktësi dallimet“, thotë Ruzhin.

Ai thekson se nuk është e nevojshme të kryhen sondazhe për të arritur në këtë përfundim, pasi gabimet e pushtetit janë të dukshme.

Mendoj se do të vlerësohet më së miri, kur të jemi më afër zgjedhjeve, ose edhe pas zgjedhjeve kur do të dihet përgjigjja përfundimtare“.

Ndryshe, sipas sondazhit të publikuar të mërkurën, në njësinë zgjedhore numër 6 partia politike VMRO-DPMNE do të fitonte 3-4 mandate parlamentare, LSDM 1-2, E Majta 0, BDI 7-8, ASH 2-3, VLEN 6-7, ZNAM 0.


Ndërkaq, rezultatet totale kumulative në numrin e mandateve parlamentare nga të gjitha Njësitë Zgjedhore i gjeni në infografikën më poshtë::

 

 

Të fundit