E shtunë, 27 Korrik, 2024

U MBAJT PANAIRI I KARRIERËS – MUNDËSI PUNËSIMI PËR STUDENTËT E UEJL-së

Mbi 50 kompani, studentë dhe mysafirë morën pjesë në Panairin e Karrierës, që u mbajt sot (14 maj – 2024), në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në organizim të Qendrës së Karrierës, transmeton KDP.MK

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Abdylmenaf Bexheti, në fjalimin e tij të hapjes i falënderoi në veçanti kompanitë pjesëmarrëse dhe tha se ky interes e ndihmon dhe korrigjon Universitetin në kërkesat dhe nevojat e tyre për kuadër të kualifikuar dhe të përshtatur me tendencat e tregut.

Prania juaj së pari na ndihmon, por edhe na korrigjon për kërkesat tuaja, si nevojë e komunitetit të biznesit. Qendra jonë e karrierës po bën përpjekje që ta mbaj gjithnjë e më aktiv këtë trekëndësh, që tashmë e kultivojmë brenda mundësive tona, gjithnjë në kooperim të ngushtë me kompanitë, së pari për të parë nevojat e tyre, për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe së treti për të kontaktuar studentët tonë potencial, të punësuarit tuaj jo vetëm për punësim, por njëkohësisht edhe për punë praktike”, tha Rektori Bexheti.

“Tregu i punës njëkohësisht kërkon mbi dhjetë mijë vende pune në nivel shteti, ndërsa në anën tjetër ka dhjetëra mijëra që kërkojnë punë. Kjo asimetri është indikator për ne të arsimit të lartë se duhet të krijojmë profilet e nevojshme për ju dhe komunitetin në përgjithësi”, potencoi mes tjerash Rektori Bexheti.

Panairi i Karrierës mbahet për të gjashtëmbëdhjetën herë dhe iu mundëson studentëve të takohen me një numër të konsiderueshëm të punëdhënësve potencial, të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të rrisin mundësitë për angazhim potencial në punë praktike.

Ky aktivitet u ndihmua dhe u mbështet edhe nga Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i Universitetit.

Të fundit