E premte, 17 Maj, 2024

AHMETI: IDEJA QË PRESIDENTI TË ZGJIDHET NË KUVEND ËSHTË E BDI-së

Ahmeti ka theksuar se ideja që presidenti të zgjidhet në kuvend buron që nga kongresi i vitit  2016 i BDI-së e këtej. Ndërkohë, duke folur mbi kandidaturën për president të Bujar Osmanit, Ahmeti tha se të gjithë duhet të mbështesin një personalitet të klaibrit evropian, siç është Bujar Osmani i cili me dinjitet ka përfaqësuar shtetin, ka menaxhuar përballje shumë të forta në këtë rast edhe me Rusinë. Kreu i BDI-së, u ndal edhe tek ndikimet malinje ruse në Ballkanin Perëndimor, konfilktet mes Kosovës-Serbisë, si dhe tek problemet e brendshme të Bosnje Hercegovinës, duke shtuar se të gjithë duhet të preokupohen në këto procese për një zgjidhje të përherëshme.

Përgatiti: Enis Shaqiri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të martën, në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve tha se ideja që presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend është e BDI-së dhe të tjerët vetëm e interpretojnë këtë ide. Ai theksoi se propozimi i tillë vetëm do të forconte identitetin e Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik, si dhe do ta kursente shumë më shumë buxhetin e shtetit.

Ideja që presidenti të zgjidhet në Kuvend është që nga kongresi i  vitit 2016, tani edhe në kongresin e 2020, që do të thotë se ne i përcjellim të gjitha zhvillimet, angazhohemi se si në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kemi sa më shumë afërsi dhe të krijohet një ambient shumë më produktiv për shtetin, që presidenti i Republikës të zgjidhet në Kuvend duke u avancuar edhe me zëvendës president, duke patur parasysh që të ketë sa më shumë mbështetje dhe forcë politiko-ekzekutive, presidenti të zgjidhet me 2/3 e votave dhe në fund, me këtë hap, ne do arrijmë të kursejmë edhe thesarin e shtetit, pasi për një cikë cikël zgjedhor presidencial nevojiten miliona euro”, deklaroi Ahmeti.

Ndryshe kërkesa e BDI-së për zgjedhjen e presidentit në Kuvend është e njëjtë me atë të kandidatit të opozitës shqiptare “VLEN”, Arben Taravari, që u prezantua mbrëmjen e së mërkurës. Veç kësaj, Taravari tha se ndryshimi duhet të përfshijë edhe heqjen e termit “20 për qind” për gjuhën shqipe apo ridefinimin e saj si “gjuhë shqipe”.

I pyetur, se një ide të tillë e promovoi një natë përpara edhe Taravari, Ahmeti tha: “E përgëzoj Zotin Taravar, ky është programi i Bashkimi Demokratik për Integrim, legjitim, i publikuar që nga 2020 si dhe2016, ku përshkruhet në detaje se si duhet të zgjidhet presidenti i shtetit. Andaj falënderoj edhe një herë që idetë e këtilla pasqyrohen dhe reflektojnë edhe tek opozita.”

Ndërkaq, për zgjedhjen e Bujar Osmanit si kandidat për president, Ahmeti u shpreh se Osmani është një nga personalitetet më të shquara të Maqedonisë së Veriut dhe një kalibër evropian. Ai pret që të mbështetet nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, edhe për afrimin e komuniteteve në vend.

“Është në nder të Maqedonisë së Veriu, të gjithë ne duhet të mbështesin një personalitet të klaibrit evropian, siç është Bujar Osmani i cili me dinjitet ka përfaqësuar shtetin, ka menaxhuar përballje shumë të forta në këtë rast edhe me Rusinë, dhe pres përkrahje sepse është një kaliblër dhe personalitet i mirfilltë për të përfaqësuar shtetin si president”, tha Ahmeti

Ahmeti tha se BDI-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie të ardhshme, e cila nuk do të pranonte ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë s Veriut.

Kreu i BDI-së, u ndal edhe tek ndikimet malinje ruse në Ballkanin Perëndimor, konfilktet mes Kosovës-Serbisë, si dhe tek problemet e brendshme të Bosnje Hercegovinës. Sipas tij, për këto çështje duhet që të gjithë të preokupohemi. Ai tha se në një kohë kur nëpër Evropë kemi 100 mijë trupa aktiv të NATO-s, s`ka se si të mos shqetësohet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Në një kohë kur buxheti i Gjermanisë, si fuqia më e madhe e Evropës rritet për 100 miljard euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kur të gjitha shtetet e Evropës Perëndimore japin direktivën që industria e arrmatimit të rritet në maksimumin e vetë, ska se si të mos shqetësohemi edhe ne këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor që akoma kemi vatra, dhe vullkane të shuara dhe aktive. Andaj duhet një angazhim tepër serioz”, – tha Ahmeti duke nënvizuar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi me doemos duhen gjetur zgjidhje, sepse është një rrezik pë rajonin.

Njëkohësishtë në Bosnje kemi një apo tre shtete jo të sigurta dhe stabile, andaj kjo mund të bëhet me angazhimin e të gjithëve, që Ballkani të ketë zero probleme me fqinjët, pasi Rusia lehtësishtë mund t`i shfryqtëzojë këto vatra për destabilizim të rajonit”.

 

Të fundit