E premte, 17 Maj, 2024

MPJ: LËSHIMI I DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT PA PAGESË PËR QYTETARËT E RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se do të mbulojë shpenzimet e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, transmeton KDP.MK. Nga MPJ gjithashtu njoftojnë se deri në këtë moment, asnjë nga shtetasit e RMV-së nuk ka raportuar probleme gjatë udhëtimit me fletët e udhëtimit, e as me ndonjë dokument tjetër me “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ministria e Punëve të Jashtme kohën e fundit ka riorganizuar tërësisht rrjetin e saj diplomatik-konsullor në botë, me qëllim t’i shërbejmë në mënyrë efikase shtetasve tanë që ndodhen jashtë vendit. Njëherit, ju njoftojmë se deri më tani asnjë nga shtetasit tanë nuk ka raportuar në Ministri, as në përfaqësitë diplomatike-konsullore, probleme gjatë udhëtimit me dokumente udhëtimi dhe as me ndonjë lloj dokumenti tjetër me Republika e Maqedonisë së Veriut”, kumtuan nga MPJ-ja.

Nga MPJ thkesojnë se përfaqësitë diplomatike-konsullore rregullisht furnizohen me sasi të reja të formularëve përkatës dhe se nuk ka ndërprerje në dhënien e fletëve të udhëtimit me të cilët shtetasit tanë munden që pa pengesë të tkehen në vend.

MPJ përkujtonë se me propozim të Ministrisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim me të cilin përfaqësitë diplomatike-konsullore do të fillojnë me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit pa pagesë konsullore.

Gjithashtu, është lehtësuar dorëzimi i dokumentit të udhëtimit dhe do të mund të bëhet me postë të shpejtë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

 

 

 

Të fundit