E enjte, 2 Maj, 2024

INFOGRAFIKË / VETËM 11 ANËTARË TË NATO-S PËRMBUSHIN OBLIGIMIN FINANCIAR

Donald Trump tha gjatë fundjavës se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte aleatët “delikuentë” të NATO-s, të cilët, sipas tij, shpenzojnë shumë pak për mbrojtjen, përcjell KDP.

Vërejtjet e tij tronditën udhëheqësit në të dy anët e Atlantikut.

Të gjitha vendet anëtare të NATO-s bëjnë pagesa për të mbuluar shpenzimet operative të organizatës, e cila u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar Evropën Perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik me ndihmën e Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, vendet angazhohen të shpenzojnë të paktën 2 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje çdo vit, me qëllimin për të siguruar gatishmërinë ushtarake të Aleancës dhe për të penguar çdo sulm të mundshëm. Angazhimi është një udhëzues, jo një kërkesë, që ekziston për gati dy dekada.

Vitin e kaluar, 11 vende e arritën ose tejkaluan këtë objektiv, sipas statistikave të NATO-s. Pjesa tjetër shpenzoi pjesë më të vogla të PBB-së së tyre për mbrojtje. (Islanda, i vetmi shtet anëtar pa forca të armatosura, është hequr nga grupi i të dhënave.)

Të fundit