E shtunë, 27 Korrik, 2024

MESAZHET E O’BRIEN, NJË PARALAJMËRIM PËR VAZHDIMIN E RRUGËS EUROPIANE

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut, ishin në fokusin e ndihmës-sekretarit amerikan James O’Brien, i cili në takimi e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përfaqësuesit e BE-së tha se në muajt e ardhshëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të zgjedhin mes vizionit për të ecur drejt Evropës dhe një rrugë krejtësisht tjetër. Analistët politikë, komentet e zyrtarit nga SHBA, i shohin si pozitive. Ata për KDP.MK, thonë se O’Brien, ua bëri me dije të gjithë partive politike rrugën ka duhet ecur.

O’Brien, fillimisht iu drejtua qytetarëve, që t’u thotë, dëgjoni, ju keni dy parti politike, duhet të vendosni se cila është reale, dhe jep prova materiale se dëshironi të hyni në Bashkimin Evropian, dhe ne duhet të mendojmë se Bashkimi Evropian është tashmë një partner shumë serioz në këto kohë të vështira strategjike dhe ky është një mesazh që blloku shqiptar i partive duhet ta kuptojë dhe ta lexojë shumë realisht”, thotë Ruzhin.

“Mendoj se O’Brian dha dy mesazhe: Një për votuesit qytetarë që u bënë thirrje që në zgjedhje e ardhshme të tregohen të mençur dhe të mendojnë nëse do t’i besojnë populizmit që pengon integrimet dhe që krijon një atmosferë paqëndrueshmërie apo do t’i besojnë oreksit të partisë vetëm për pushtet. Dhe e dyta, kryesisë dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët më hapur dhe drejtpërdrejt i legjitimuan si një “rrugë tjetër”, thotë Ivanov.

Shkruan: Enis Shaqiri

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit në Maqedoninë e Veriut i komentoi edhe zv/ndihmës-sekretari amerikan James O’Brien, sipas të cilit ato do të përcaktojnë dinamikat e integrimit të vendit në BE. Ai tha se në muajt e ardhshëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të zgjedhin mes vizionit për të ecur drejt Evropës dhe një rrugë krejtësisht tjetër.

Njëra palë ka propozuar një rrugë përpara dhe është kritikuar për këtë, sepse dikujt i pëlqen, ose nuk i pëlqen ajo rrugë. Një parti tjetër premton se do të gjejë një mënyrë tjetër për të ecur përpara dhe mendoj se është e drejtë që qytetarët të kërkojnë nga ajo parti të shpjegojë se cili është vizioni i saj. Dhe pastaj mund të vendosni mes një vizioni që e dini dhe diçkaje që është premtim”, – tha O’Brien duke shtuar se njëri opsion politik tashmë ka shtyrë përpara procesin integrues, duke aluduar në qeverinë aktuale kurse tjetri, sipas tij, nuk tregon se si do ta integrojë vendin në BE.

Ruzhin: Qytetarët duhet ta vlerësojnë se cila parti është e vërtetë për hyrje në BE

Ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin, për KDP.MK, thotë se, zv/ndihmës-sekretari amerikan iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve me një thirrje për të kuptuar se duhet të mbështesin ato parti politike që janë të përkushtuara për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Ruzhini thekson se blloku politik i partive shqiptare, këto mesazhe duhet ti kuptojë dhe ti interpretojë me një vëmendje të veçantë

Nano Rushin – ish ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO,

O’Brien, fillimisht iu drejtua qytetarëve, që t’u thotë, dëgjoni, ju keni dy parti politike, duhet të vendosni se cila është reale, dhe jep prova materiale se dëshironi të hyni në Bashkimin Evropian. Ne poashtu duhet të kuptojmë se Bashkimi Evropian është tashmë një partner shumë serioz, në këto kohë të vështira strategjike, dhe ky është një mesazh që blloku shqiptar i partive duhet ta kuptojë dhe ta lexojë shumë realisht”, – thotë ai.

Ruzhin, tutje shprehet se në skenën politike maqedonase dhe atë shqiptare, aktualisht kemi të bëjmë me një lloj ngatërrese, pasi subjektet politike nuk dallohen qartë në atë që duan dhe përfaqësojnë.

Veçanërisht në skenën politike maqedonase, partitë si VMRO-DPMNE dhe Levica, “Е Majta”, nuk tregojnë ndjeshmëri për partitë politike, por vetëm flasin se do të hyjnë në koalicion. Ata flasin për hapa të mundshëm, por pa pasur baza reale për vizionin e tyre për të ardhmen. Ndërsa tek blloku politik shqiptarë, do të thosha, ka zonë të reduktuar të veprimit të këtyre partive. Disa prej tyre janë gjithashtu në një situatë të pakëndshme, disa janë të hutuara, disa po përpiqen të gjejnë një zgjidhje”, – thotë Ruzhin.

Ndryshe, në bllokun politik shqiptarë, partia e Arben Taravarit, Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka mbetur e papërcaktuar se çfarë drejtimi do të marrë në zgjedhjet e ardhshme, presidenciale, dhe parlamentare. Me “Frontin Evropian” të BDI-së apo me Lëvizjen Evropiane për Ndryshime (LEN), të partive opozitare shqiptare? Kjo dilemë e Aleancës për Shqiptarët (ASH) ka shkaktuar debate të gjera në parti, të cilat ende vazhdojnë. Në këtë drejtim kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka takuar të hënën në Shkup kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe atë të Kosovës, Albin Kurtin, partia e të cilit bashkëpunon me Lëvizjen Evropiane për Ndryshime (LEN), dhe anëtarë të saj, pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e parlamentare, që do të mbahen më 8 maj të këtij viti. Taravari, ndërkohë, ka qenë i baraspeshuar në postimet e tij duke mos lënë të kuptohet nëse mban anë midis Ramës dhe Kurtit.

RAMA APO KURTI – CILI E BINDI TARAVARIN?

Ivanov: Mesazhi i O’Brien një thirrje për mençuri

Kurse gazetari dhe komentuesi i çështjeve politike, Zoran Ivanov, vizitën e zyrtarit nga SHBA-ja në Shkup, e sheh si një sinjal të qartë për liderët politikë në Ballkanin Perëndimor. Ai shprehet se kjo vizitë është një paralajmërim ndaj dobësisë dhe mungesës së efikasitetit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, duke e interpretuar mbështetjen e SHBA-ve për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Zoran Ivanov – gazetar dhe komentuesi i çështjeve politike

Shpeshherë, madje edhe në kohët aktuale, është treguar se diplomacia e BE-së, është e dobët, dhe joefikase, ndaj vizitën e përfaqësuesit të lartë amerikan O’Brien e shoh si një paralajmërim për liderët politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. SHBA-ja po mbështet vendet e rajonit të integrohen në BE, sepse po shohin në BE një lloj gardhi mbrojtës nga vetë shtetet, dhe një mjet mbrojtjeje nga ndikimet e huaja”, – thotë Ivanov.

Sipas tij, deklarata e James O’Brian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, se çfarë rruge duhet të zgjedhin në zgjedhjet e ardhshme, kishte dy mesazhe: “Një për votuesit qytetarë që u bënë thirrje që në dy, tre muajt e ardhshëm deri në zgjedhje të tregohen të mençur dhe të mendojnë se nëse do t’i besojnë populizmit që pengon integrimet që krijon një atmosferë paqëndrueshmërie apo do t’i besojnë oreksit të partisë vetëm pushtet. Dhe e dyta, kryesisë dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët më hapur dhe drejtpërdrejt i legjitimuan si një “rrugë tjetër”.

Kujtojmë se nesër, e enjte, pritet që kabineti qeverisës i Maqedonisë së Veriut të japë dorëheqje, për t’i hapur kështu rrugë formimit të Qeverisë së re, teknike, që do ta çojë vendin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën (28 janar) të votohet Qeveria teknike”, ka deklaruar Kovaçevski.

Dorëheqjen do ta paraqesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet të emërohet kryeministër i Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se deputetët e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike, pasi janë kundër që ajo të udhëhiqet nga Talat Xhaferi. Nga ana tjetër, edhe fronti opozitar, si Lidhja Europiane për Ndryshim, (LEN), nuk do ta votojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik. Nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu, në Klan Debat, ka thënë se kryeministri shqiptar është vetëm manipulim i BDI-së për të mbijetuar politikisht.

Në çdo pozicion ku shqiptarët janë të dobët dhe nënçmohen me tre muaj, dy muaj,  tre javë, ne nuk do të marrëm pjesë. Ky nuk është kryeministër i shqptaëve po është kryeministër i BDI-së. E para, këta janë manipulime. E dyta, ‘ai po vjen – rinia po ikën’. Kush po vjen? Këta janë manipulime për mbijetesë politike. BDI-ja nuk ka hallin e shqiptarëve, në këtë rast edhe me kryeministrin e parë shqiptar”, – tha Sejdiu.

E për këtë, ish-diplomati Ruzhin thotë se: “Jemi në një situatë ku, nga njëra anë kemi një qeveri teknike, për herë të parë në histori me një kryeministër që do të jetë shqiptar, dhe nga ana tjetër ndoshta rivalitete të caktuara, anomozitete ndaj BDI-së, dhe ndaj zyrtarëve të saj e kështu me radhë, i pengojnë partitë e vogla politike në bllokun shqiptar që me të vërtetë të prononcohen pro-evropiane dhe pro-amerikane”.

Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht përbëjnë ekzekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta. Megjithatë, kjo parti ende nuk i ka shpallur emrat për qeverinë teknike.

Kryeministri i ardhshëm, Talat Xhaferi, ndërkaq, të ejten, në një konferencë për media tha se Qeveria do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Pjesë e saj do të jetë edhe opozita.

Qeveria teknike e drejtuar nga Xhaferi do të jetë e treta, pas asaj të Emil Dimitrievit në vitin 2016 dhe Oliver Spasovskit në vitin 2020. Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

 

Të fundit